LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëbimi i diplomatëve/ Irani: Shqipëria viktimë e SHBA dhe Izraelit

20 Dhjetor 2018, 12:02, Aktualitet CNA
Dëbimi i diplomatëve/ Irani: Shqipëria viktimë e SHBA dhe

Irani ka fajësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin për dëbimin e ambasadorit të Iranit në Tiranë si dhe një zyrtari tjetër, të cilët akuzohen për përfshirje në veprimtari kriminale që kërcënuan sigurinë e Shqipërisë.

Në një raportim të agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA shkruhet citimi i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Bahram Ghasemi, i cili deklaron se Shqipëri është bërë viktimë e këtyre shteteve dhe disa grupeve terroriste.

?Shqipëria është bërë një viktimë e paqëllimtë e Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe disa grupeve terroriste?-shkruhet aty.

Bahram Ghaseni thotë se SHBA dhe Izraeli jane duke punuar për shkatërrimin e marrëdhënieve midis Iranit dhe vendeve evropiane dhe se Shqipëria nuk duhet t?i lejojë të tjerët të ndryshojnë marrëdhëniet e saj me Teheranin./CNA.al

Lajmet e fundit nga