LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U akuzua për 11 paga në muaj/ Mynyr Koni i përgjigjet kritikëve

19 Dhjetor 2018, 15:17, Aktualitet CNA
U akuzua për 11 paga në muaj/ Mynyr Koni i përgjigjet

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka reaguar në një deklaratë për shtyp duke hedhur poshtë të gjithë zërat për akuzat e bëra ndaj tij nga media se paguhet me 11 rroga në muaj.

?Prej disa ditësh, në disa media të shkruara dhe elektronike, jam fajësuar pa asnjë të drejtë, për faktin se unë, Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës, paguhem me 11 paga në muaj, për arsye të angazhimit tim në borde apo këshilla të institucioneve të ndryshme.?-shprehet ai.

Mynyr Koni ka theksuar se ai asnjëherë nuk ka mbajtur poste të tjera përpos Rektorit të Universtetit të Tiranës dhe anëtar Bordin e Agjensisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.

?Nën përgjegjësinë time të plotë, deklaroj se unë, Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës, i dekretuar që në muajin Maj 2016, për arsye të funksionit tim si Rektor jam anëtar vetëm në Bordin e Agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (angazhim ky pa pagesë).

Nuk jam dhe nuk kam qenë asnjëherë:

Lajmet e fundit nga