Connect with Us

Skandal/ Avokati zbulon projektet e kryetarit të KLP-së në Fondacionin Soros

Aktualitet

Skandal/ Avokati zbulon projektet e kryetarit të KLP-së në Fondacionin Soros

Publikuar

-

kryetari i keshillit te larte te prokurorise, gent ibrahimi

Avokati Altin Goxhaj në një postim në rrjetet sociale ka zbuluar se kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i zgjedhur ditën e sotme, Gent Ibrahimi ka regjistruar disa projekte në Fondacionin Soros.

Goxhaj shkruan se lidhur me këtë rast PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha nuk kanë thënë asnjë fjalë, ndërsa akuzat e tyre i kanë lënë në kufinjtë se zgjedhja e tij, vërteton që Rama ka kapur organin më të ri të Prokurorisë.

“PD dhe LUL SOROSI nuk thojnë asnjë fjalë që Gent Ibrahimi që u zgjodh sot në krye të KLP (Këshillit të Lartë të Prokurorisë) është një ndër njerëzit më kryesorë të drejtësisë të George Soros në Shqipëri! Me këtë emërim Prokuroria i jepet me PPP Soros sipas Marëveshje të George Soros me Lulzim Basha në 5 Dhjetor 2014 në Selinë e PD!

LEXO EDHE:  Video/ Si gënjeu Basha për Soros

Ndërkohë theksojmë se Gent Ibrahimi është që prej 2005 është anëtar i Rrjetit të Soros për Shqipërinë NOSA!

Dokumentat:

Shkollimi në Universitetin e Soros CEU dhe 15 projektet 2000-2013 që ka marrë nga Soros dhe Partnerët e Soros, Gent Ibrahimi (Drejtor i IPLS) u zgjodh sot në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë sipas Reformës Soros në Drejtësi!”,- shkruan Goxhaj./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hapja e shkollave/ Tomini: Presim të rriten rastet e infektimeve, qytetarët të bashkëpunojnë

Publikuar

-

Nga

Hapja e shkollave/ Tomini: Presim të rriten rastet e infektimeve, qytetarët të bashkëpunojnë

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka folur sot lidhur me hapjen e shkollave.

Tomini tha se pritet që rihapja e shkollave të sjellë rritje të rasteve të të infektuarve me koronavirus.

“Realisht prezenca e infeksioneve respiratore nuk do jetë lidhur vetëm me Covid, por Covid do jetë prioritar. Risku nuk është zero përsa i përket prezencës së nxënësve dhe mësuesve në të njëjtin ambjent. Një rol të rëndësisëhm kanë edhe nxënësit dhe prindërit që do të ndihmojnë me bashkëpunimin. Kemi një pritshmëri të rritjeve të rasteve, kryesisht të problemeve respiratore”, u shpreh ajo në emisonin “Top Talk”.



Përsa i përket mbajtjes së maskave nga nxënësit, specialistja e ISHP deklaroi se nuk është e dëmshme, pasi do të mbahet për një kohë të shkurtër.

LEXO EDHE:  Çthurja e neo marksistëve/Si gënjejnë Endri Shabani dhe hajduti Besjan Pesha

LEXO EDHE:  “Rama dhe Basha kanë frikë nga ambasadorja e SHBA”/ Avokati i njohur: Janë të kapur nga Soros

Ndërkohë, Tomini theksoi se çdo rast i dyshuar sapo të marrë konfirmimin se është pozitiv duhet të izolohet Gjithahstu ajo kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lufta kundër pastrimit të parave/ Ngrihen strukturat në shtatë prokurori

Publikuar

-

Nga

23 prokurorë angazhohen në luftën ndaj pastrimit të parave dhe sekuestrimin e aseteve kriminale

Ditën e sotme janë organizuar seksionet e posaçme në prokuroritë  pranë gjykatave të rretheve gjyqësore në luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit, krimeve financiare dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale.

Janë gjithesej 23 prokurorë, të cilët do të angazhohen posaçërisht në hetimet që lidhen me krimet në fushën e tatimeve, doganave, pastrimin e produkteve të veprës penale, financimin e terrorizmit, dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve të krimit.

Përmes krijimit të këtyre strukturave, synohet rritja e efikasitetit në hetimin dhe gjykimin e këtyre veprave penale si dhe goditja e pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme.

LEXO EDHE:  “Rama dhe Basha kanë frikë nga ambasadorja e SHBA”/ Avokati i njohur: Janë të kapur nga Soros



Strukturat e krijuara do të mbështeten nga njësi të specializuara në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Tatimeve, Drejtorinë e Doganave si dhe nga Drejtoria e Prandalimit të Pastrimit të Parave. Puna e tyre do të mbështetet në nivel qendror nga koordinimi mes Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë Brendshme dhe Ministrisë së Financave, të cilat do të garantojnë sigurimin e mbështetjes së nevojshme për mirëfunksionimin e tyre./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Podesta që lobon për Partinë Demokratike financohet nga Soros

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dyshon se i ngacmoi seksualisht vajzën/ Përleshen dy burra në Lushnje

Publikuar

-

Nga

Dyshon se i ngacmoi seksualisht vajzën/ Përleshen dy burra në Lushnje

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin: Xh. B., 54 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka goditur me grushte shtetasin N. Ç., 43 vjeç, banues në Lushnjë, me motivin se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 17 vjeçe.



Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit N. Ç., për veprat penale “Ngacmimi seksual”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit personal këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një kapsollë detonatore e paplasur, fishekë arme gjahu dhe një mjet prerës (thikë).

LEXO EDHE:  Pyetjet që kapin “mat” kreun e PD-së/ Pse hesht Lulzim Basha?!

LEXO EDHE:  “Rama dhe Basha kanë frikë nga ambasadorja e SHBA”/ Avokati i njohur: Janë të kapur nga Soros

Të dy shtetasit e arrestuar ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./CNA.al

LEXO TE PLOTE