LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e studentëve/ Deputeti: Rama më keq se Çarçani

19 Dhjetor 2018, 12:20, Aktualitet CNA
Protesta e studentëve/ Deputeti: Rama më keq se Çarçani

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka publikuar disa foto të kryeministrit Edi Rama nga emisioni Top  Show Magazine, ku ky i fundit ishte duke thënë se nuk është kriminel e drogaxhi.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i PD-së shkruan se Rama u bë më keq se Adil Çarçani në 1991.

?U legenos fare…me keq se Adil Carcani ne ?91?-shkruan Paloka.

Kujtojmë se Adil Çarçani ka qenë një politikanë komunist dhe kryeministër i vendit në vitin 1991, kohë kjo kur plasën protestat studentore që rrëzuan sistemin totalitar në Shqipëri.

Në atë kohë Çarçani i quajti studentët rrugeçër, ndaj sipas deputetit demokrat Rama dhe gjuha e tij fyese ndaj studentëve është e njëjtë me atë të politikanit komunist./CNA.al

Lajmet e fundit nga