LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane” mesazh studentëve/ Mos u ndalni

19 Dhjetor 2018, 17:35, Aktualitet CNA
“Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane” mesazh studentëve/ Mos u

Organizata ?Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane? me president Joe DioGuardi është shprehur pro protestës së studentëve për ndryshimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe plotësimin e tetë kërkesave.

Në një njoftim të kësaj lidhje thuhet se protestat e studentëve që janë duke u zhvilluar në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë janë një  shprehje e shpirtit të lirë.

?Protestat e tanishme të studentëve në Tiranë dhe nëpër qytete tjera të Shqipërisë janë një indikator i drejtëpërdrejtë që shpirti liridashës dhe respektues për demokracinë në Shqipëri është ende gjallë e i fortë. Studentët me të drejtë kanë insistuar që të mos ketë dialog me Qeverinë derisa kërkesat e tyre bazë të jenë plotesuar?.-shkruhet aty.

Në vijim kjo organizatë inkurajon studentët që të vijojnë protestat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

?Duam t?i inkurajojmë studentët në Shqipëri që të vazhdojnë tubimet paqësore gjerësa kërkesat e tyre të jenë realizuar, sepse një shoqëri e ndritur investon në arsimim të rinisë së saj sepse studentët gjithëherë mbrojnë të drejtat e veta dhe janë shpresa e një kombi të lirë?,- thuhet në deklaratë./CNA.al

Lajmet e fundit nga