Connect with Us

Aksident i rëndë në Tropojë/ Përplaset për vdekje 12-vjeçari

Aktualitet

Aksident i rëndë në Tropojë/ Përplaset për vdekje 12-vjeçari

Publikuar

-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tropojë ku një 12-vjeçar është përplasur për vdekje.

Aksidenti mësohet të ketë ndodhur në fshatin Margegaj, ku bëhet me dije se pasi ka përplasur të miturin shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Infektohet nga COVID-i ylli i filmave indianë bashkë me vajzën 8-vjeçare

Publikuar

-

Nga

Aktorja e njohur indiane, Aishëarya Rai Bachchan dhe vajza e saj Aaradhya janë prekur nga koronavirusi. Ato kryen testimin pasi mësuan se bashkëshorti dhe vjehrri i aktores ishin infektuar me Covid-19.

Sipas CNN, testimi është kryer edhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes të cilët kanë rezultuar negativë. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë së Indisë, Maharashtra Rajesh Tope me një postim në Tëitter.

LEXO EDHE:  Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, një i vdekur

LEXO EDHE:  Aksident rrugor ne Podujeve, nje i vdekur, shtate te plagosur

“Aishwarya Rai Bacchan dhe vajza e saj kanë rezultuar gjithashtu pozitive me COVID-19. Ne dëshirojmë që familja Bachchan ta kalojë sa më shpejt këtë situatë dhe i urojmë shërim sa më parë”, shkruhej në postim.

Mumbai vendi ku ajo jeton, është ndër qytetet indiane më të prekur nga koronavirusi, me gjithsej 850,000 persona pozitivë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

31 raste të reja me Covid në Greqi/ 4 u zbuluan gjatë kontrolleve në portat hyrëse të vendit

Publikuar

-

Nga

31 raste të reja me Covid në Greqi/ 4 u zbuluan gjatë kontrolleve në portat hyrëse të vendit

Autoritetet greke njoftojnë për 31 raste të reja me coronavirus, nga të cilat 4 janë identifikuar pas inspektimeve në pikat e hyrjes në vend.

4 raste u zbuluan gjatë kontrolleve të bëra në portat hyrëse të vendit, 3 raste kanë ardhur vullnetarisht për kontroll,6 janë regjistruar në njësinë rajonale të Atikës, 8 në njësinë periferike të Selanikut, 8 në njësinë rajonale të Imathia, 1 në njësinë rajonale të Halkidiki, 6 në njësinë rajonale të Kozan dhe 1 në njësinë rajonale të Kastoria.

LEXO EDHE:  Tropojë/ Aksidentohet një turiste gjermane

LEXO EDHE:  Fëmija ra nga makina dhe u gjet në rrugë i plagosur/ Policia e Shkodrës jep detaje

Fatmirësisht gjatë 24 orëve nuk u shënua asnjë vdekje, ndërkohë që 10 pacientë janë të intubuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kur del vajzë ta lë në prehër”/ Vasili “merakoset” për Ramën: Pandemia kërkon Edin

Publikuar

-

Nga

“Kur del vajze ta lë në prehër”/ Vasili “merakoset” për Ramën” Pandemia kërkon Edin

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama “ka humbur”.

Vasili ngre pyetje se ku ndodhet kryeministri në këtë kohë pandemia teksa thotë se e ka zanat të fshihet.

“Pandemia kërkon Edin!!
Kryeministri i përditshem i pandemisë në FB në TV në Tëiter, ka humbur!
Ku është Edi kryepidemiologu, kryeinfeksionisti dhe kryestatististicieni i pandemisë?
Ku u zhduk kryestrategjisti qe i tregoi vendin OBSH? Ku është tribuni antitestim dhe antimaskë? Ku është kampioni qe e nxori Shqipërine të parën në botë?
Është fshehur sic e ka zanat.
Eshte shejtan i madh Edi.
Gjithmone kur del djalë e rrëmben vetë Edi, ndersa kur del vajze ta le në preher sic po jua le tani eksperteve te pandemise”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE