LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqiptarët më thonë që e kanë mësuar italishten nga unë”- moderatorja e njohur italiane rrëfen përshtypjet e saj për vendin tonë

18 Dhjetor 2018, 09:40, Lifestyle CNA
“Shqiptarët më thonë që e kanë mësuar

Që moderatorja e njohur italiane Paola Perego kishte mendim të mirë për Shqipërinë kjo u mësua disa ditë më parë kur në një intervistë në televizionin italian, dha përshtypjet më të mira për mënyrën se si  bëhet television në vendin tonë, e sidomos për punën e Alketa Vjesiut.

Por këtë mendim Perego e ka përforcuar më shumë, në finalen e ?Dance With Me? ku ishte e ftuar speciale, në një intervistë të realizuar pikërisht nga Alketa. Ajo që në fillim i tregoi publikut se kishte ardhur e pregatitur duke thënë disa fjalë mirësjellje në shqip. Më pas gjatë rrëfimit të saj moderatorja tregoi se ishte hera e dytë që vinte në Tiranë por nuk do të jetë ë fundit e se i sheh shqiptarët si një popull shumë bujar dhe tepër të ngjashëm me atë italain, në kulturë e në sjellje.

Gjithashtu ajo tregoi se i kishte bërë përshtypje se si shqiptarët që e përshëndesnin në rrugë i thonin se kanë mësuar italishten nga ajo. Madje aq shumë i pëlqen vendi ynë Paola-s, sa ideja për të nisur një spektakël në Shqipëri i kishte kaluar në mend, për shkak dhe të popullaritetit që ka. Sigurisht nuk kanë munguar as fjalët e mira për natyrën tonë të bukur.

Perego gjithashtu rrëfeu disa detaje nga jeta e saj profesionale dhe personale dhe një episod me ish presidentin e Italisë i cili gjatë intervistës me të kisht pësuar një atak ishemik. Moderatorja e njohur nuk nguroi të jepte dhe disa mendime për koleget e saj në Itali, të cilat janë po ashtu të dashura për publikun tonë, për të cilat tha asgjë më shumë se fjalët më të mira.

Lajmet e fundit nga