LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qytetarët kryqëzojnë Ramën/ Populli në varfëri ekstreme, ju të zhytur në luks

18 Dhjetor 2018, 08:15, Aktualitet CNA
Qytetarët kryqëzojnë Ramën/ Populli në varfëri

Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot, duke përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, me një video që sipas tij tregon e qendrës shëndetësore në një fshat të Kukësit.

?MIRËMËNGJES dhe me këtë transformim rrënjësor të Qendrës Shëndetësore në Lusen të Kukësit, në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes së 300 qendrave, ju uroj një ditë të mbarë?-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këtij postimi kanë reaguar qytetarët, të cilët hedhin akuza të forta në drejtim të kreut të qeverisë.
?Te mendosh cfare gjendje paskan qene qendrat shendetsore ne shqiperi aty kuptohet qe ju te gjith si politikan jeni mbrapa hekurave per vjellje.. paska te drejte Europa qe sna qas ne familjen europiane?-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër ironizon Ramën në lidhje me traun e vensosur në Rrugën e Kombit, ndërsa shkruan ?Kuksjanet i ke rrespeku shume ke ba edhe investime pa fund sidomos traun tek rruga e kombit?.

Më tej një tjetër shkruan ? Shume mire .Keni bere detyren.Une si nene jam e shqetesuar dhe dua t’ju pyes.Ku u bazuat ju qe bete kete lloj persheshi ne programin mesimor te shkollave te mesme dhe 9 vjeçare?pse jemija im 16 vjeçar thotë mami do mësoj shumë të iki nga ky vend?.

Gjithashtu një tjetër shkruan se qytetarët shqiptarë janë të zhytur në varfëri, ndërsa pushtetarët jetojnë në luks. ? Z Kryeminisrer.!
Çdo behet kaq eshte sh pak, njerzit,populli eshte ne farferi ekstreme ndersa klasa juaj politike, gjyqesore jetoni në lluks extrem kur shef nje tv kushton ?25.000 kurse nje familje jeton me 2.500 lek ndihma ekonomike. Çdo besh??????-shkruan një qytetar.

Më tej një tjetër shkruan ?Po ne ate spitalin e prrenjasit kur do vini dor se eshte ber per turp?.

Lajmet e fundit nga