Connect with Us

Projekti i Unazës së Madhe/ Basha nxjerr biznesmenin që po favorizon Rama-Veliaj

Aktualitet

Projekti i Unazës së Madhe/ Basha nxjerr biznesmenin që po favorizon Rama-Veliaj

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkur edhe pasditen e sotme protestës së banorëve të Unazës së Re në mbrojtje të banesave dhe biznese të tyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Gjatë fjalës së tij para mediave Basha tha se ditën e nesërme Partia Demokratike do publikojë fakte të reja aferë korruprive siç e quan ai te Unaza e Re, ku sipas tij kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë devijuar projektin e Unazës së Madhe për të favorizuar biznesmenin Edmond Bego që do të ndërtonte pallate pasi të prisheshin banesat e banorëve të Unazës së Re.

“Nesër opozita do publikojë një pjesë tjetër po kaq të errët të kësaj afere, se si Rama e Veliaj së bashku me figurat e krimit kanë devijuar planin urbanistik, për të ndërtuar pallate shhumëkatëshe”-tha ai.

Më tej kryedemokrati deklaroi se këto pallate do i ndërtojë biznesmeni Edmond Bego, i cili sipasj Bashës është i afërt me Partinë Socialiste.

“Ai është Edmond Bego, e mbani mend emrin e tij. Mos veprimi i Prokurorisë tregon kapjen nga Edi Rama. Në kushtet kur Prokuroria nuk vepron, qytetarëve u ka mbetur vetëm rruga e protestës. Bego është i afërt me kupolën e Partisë Socialiste dhe i dënuar me 21 vite për trafik droge”- tha kreu i PD-së.

Fjala e plotë:

Gjatë gjithë këtyre javëve, shqiptarët kanë parë me sy e dëgjuar me veshë se si këtu ku ne qendrojmë sot është konsumuar vjedhja më makabër në 28 vite të pruralizmit. Pse?! Nuk janë mjaftuar thjeshtë dhe vetëm me një tender korruptiv 40 milionë euro për 2 kilometra pa garë.

Nuk janë mjaftuar me pastrimin e parave të pista përmes një kompanie fantazëm dhe llogarive të saj në parajsa fiskale, por për të çuar deri në fund planin e tyre kanë dashur të pirshin shtëpitë e mbi 1 mijë familjeve ku jetojnë në 317 shtëpi të kësaj zone për ti nxjerrë nga shtëpitë në mes të dimrit vetëm e vetëm që porositësi, ideatori dhe përfituesi i kësaj afere kriminale dhe korruptive, Edi Rama, ta çonte deri në fund planin  e tij.

Kjo që them sot nuk është thjeshtë një gisht akuze ndaj Edi Ramës. Çdokush e kupton dhe e di se i vetmi njeri që vë në lëvizje ministrinë e Infrastrukturës, ARRSh-në, Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Financave, Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, dhe në të njëjtën kohë tia lidhë duart dhe këmbët e ti mbyllë gojën, sytë dhe veshët Arta Markut, cili është i vetmi personqë ka këtë fuqi në Shqipëri? Këtë qytetarët e kanë kuptuar fare mirë.

Nësër partia Demokratike do të publikojë një pjesë tjetër po kaq të errët të kësaj afere korruptive. Jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedhë dhe vazhdon të përpiqet të vjedhë këtu mbi 40 milionë euro nga Buxheti i Shtetit  por së bashku me figurat e krimit të organizuar, mbi rrënojat e shtëpive që do të prishë do të ndërtojë pallate shumëkatëshe. Nësër para qytetarëve do të shpaloset me dokumente zyrtare se si Edi Rama dhe Erion Veliaj ndryshuan Planin urbanistik për ti dhënë leje një krimineli të dënuar me 21 vjet burg për trafik droge, një personi i cili njihet si mik, si bashkëpunëtor i kupolës socialiste Edmond Bego.

Për tju freskuar kujtesën qytetarëve, Edmond Bego është njeriu i cili në kundërshtim me ligjin ndonëse i dënuar nga drejtësia italiane dhe vuajti një pjesë të dënimit këtu në Shqipëri, mori mbi 14 milionë euro tendera në rrugën e Elbasanit, në zonën elektorale të Taulant ballës me të cilin ka udhëtuar plot 57 herë jashtë shtetit në katër vitet e fundit.

LEXO EDHE:  Basha propozon “izolimin” e fermerëve shqiptare/ Ja faktet që e hedhin poshtë

Nuk është pra, rastësi por është provë e përfshirjes së drejtëpërdrejtë e Edi Ramës dhe kupolës së tij, është pjesë e përgjegjësisë kriminale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt që shtëpitë e këtyre shqiptarëve këtu, e këtyre banorëve, e këtyre vogëlushëve, do prisheshin që të ndërtonte pallate shumëkatëshe një person i dënuar për trafik ndërkombëtar droge dhe për të pastruar paratë e drogës, dhe për të ndarë kaparin me Edi Ramën, me Erion Veliajn, me Taulant Ballën, dhe me kupolën socialiste.

Mosveprimi i prokurorisë tregon jo vetëm e thjeshtë kapjen e prokurorisë nga Edi Rama, fundin e drejtësisë në Shqipëri, por po tregon po kështu se Arta Marku dhe kupola e saj janë bashkëfajtore dhe çdokush ka të drejtën të pyesë dhe të akuzojë sot; a keni marrë edhe ju pjesë, a jeni edhe ju pjesë e pazarit të ndyrë të krimit të organizuar për të shkatërruar shtëpitë e shqiptarëve, për të vjedhur taksat e shqiptarëve dhe për të pastruar paratë e krimit të organizuar me shumëkatëshet që do të dnërtojë këtu eksponenti i krimti të organizuar, ortaku i Taulant Ballës dhe Edi Ramës me firmën e Erion Veliajt?!

Protesta e banorëve të Unazës nuk ka ndalur. Ne jemi në krah të tyre. E gjithë Shqipëria është në protestë. Studentët janë në protest për të drejtat e tyre, për paratë e prindërve të tyre që në vend që të financojnë librat, konviktet, universitetet, cilësinë e mësimdhënies, zhduken, vidhen dhe shpërdorohen.

E gjithë Shqipëria është në protestë sepse populli më i varfër në Europë paguan çmimin më të lartë të karburantit në Europë e gjetkë.

E gjithë Shqipëria është në protestë sepse një pensionisti që pasi paguan faturen e dritave me çmimin më të larta në rajon, nuk i mbeten më para vetëm sa për të paguar ilaçet dhe bukën e gojës. Partia Demokratike dhe opozita janë në krah të qytetarëve kudo që ndodhen, kudo që ata protestojnë.

Ora e errësirë ka filluar të zbrapset, kjo falë kurajos së banorëve të Unazës së re, të cilët treguan para të gjithë shqiptarëve fytyrën e vërtetë të Edi Ramës. Këtij hajduti grabitqar, të këtij hajduti psiqik, i cili sot nuk gënjen dot më askënd.

Merita e kësaj proteste e në veçanti merita e protestës së studentëve është që sot në Shqipëri nuk ka më asnjë konsumator të propagandës dhe mashtrimit të Edi Ramës. Ai është zbuluar para shqiptarëve si një hajdut, si një grabitqar që ka një dhe vetëm një politikë: grabitjen e qytetarëve dhe të pasurisë së tyre.

Në kushtet kur ligji ka pushuar së ekzistuari, ku prokuroria nuk vepron, qytetarëve të çdo vendi të civilizuar, qytetarëve shqiptarë i ka mbetur një rrugë dhe vetëm një rrugë: rruga e protestës, rruga e përballjes. E kanë zgjedhur këtë rrugë dhe ne i mbështesim, ne i nxisim dhe do ti qëndrojmë fort në krah të tyre deri sa ta sprapsim të keqen, të mbrojmë dhe të garantojmë të drejtën e tyre, pronën e tyre, jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Përplasja me Policinë/ Basha, thirrje për banorët e Bregut të Lumit

LEXO EDHE:  Aktivisti i Shoqërisë Civile shpërthen ndaj Bashës: O Lul Basha a na ha një m.. ti me gjithë këlyshët e SOROS

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Aktivisti i Shoqërisë Civile shpërthen ndaj Bashës: O Lul Basha a na ha një m.. ti me gjithë këlyshët e SOROS

LEXO EDHE:  Sondazhi befasues/ Kë zgjedhin shqiptarët Bashën, Berishën, qenin, Ramën apo Metën

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: