LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kthimi i opozitës në Kuvend/ Spaho tregon arsyet e këtij vendimi

18 Dhjetor 2018, 12:06, Aktualitet CNA
Kthimi i opozitës në Kuvend/ Spaho tregon arsyet e këtij vendimi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka folur para mediave për kthimin e opozitës në parlament.

Sipas Spahos janë dy arsye pse PD-ja vendosi të kthehet në Kuvend, e para ka të bëjë me  përkrahjen e studentëve dhe e syta me vettingun në politikë.

?Opozita nuk është kthyer në Kuvend për punime normale, pasi nuk kemi të bëjmë me kushte normale, përderisa është Rama në krye të qeverisë.

Ne jemi kthyer për protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre dhe jemi në mbështetje të plotë të tyre, seanca e ditës së enjte ku do diskutohet dekreti i presidentit.

Së dyti jemi në kuvend për vettingun e politikanëve, sot është e qartë se vettingu i politikanëve duhet kryer, opinioni i Komisionit të Venecias ka theksuar se Shqipëria ka një problem të madh me krimin, së dyti këkesa e opozitës është legjitime dhe së treti heqja e imunitetit nuk cënon askënd.?- u shpreh deputeti demokrat.

Më tej ai theksoi se opozita do jetë gjithmonë përkrahë studentëve pavarësisht qëndrimit që do mbajë mazhoranca.

?Nëse ka mirëkuptim ok, nëse mazhoranca është imorale atëherë ska zgjidhje

Jemi në kuvend për studentët  për të qenë përkrah tyre, opozita nuk mund të rrijë larg studentëve.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga