LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënimi me jetë ndaj gazetarit/ PD lëshon "bombën"

18 Dhjetor 2018, 13:57, Aktualitet CNA
Kërcënimi me jetë ndaj gazetarit/ PD lëshon

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me lajmet se gazetari Ylli Rakipi ka marrë mesazhe kërcënuese.

Në një deklaratë për mediat, PD dënon sulmin ndaj gazetari Rakipi, ndërsa hedh akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Rama.

?Kur krimi guxon të kërcënojë një njeri të medias, në kohën kur autorët e skandalit janë të gjithë të identifikuar, kjo do të thotë vetëm një gjë: krimi ndjehet më i fortë se shteti dhe se drejtësia.

Pavarësisht, se kush është personi që ka bërë direkt kërcënimin, autori i vërtetë është Edi Rama, frymëzuesi, ortaku dhe mbrojtësi kryesor i krimit në vend.?-thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike dënon në mënyrën më të ashpër kërcënimet që i janë bërë gazetarit Ylli Rakipi.

Ne jemi në krah të zotit Rakipi, me të njejtën kurajo dhe vendosmëri me të cilën ai ka denoncuar vjedhjen dhe pastrimin e 30 milionë eurove nga Edi Rama, përmes një skeme ndërkombëtare kriminale.

Kërcënimi ndaj Ylli Rakipit nuk është thjesht kërcënim ndaj një gazetari, por është kërcënim ndaj gjithë shoqërisë sonë.

Kur krimi guxon të kërcënojë një njeri të medias, në kohën kur autorët e skandalit janë të gjithë të identifikuar, kjo do të thotë vetëm një gjë: krimi ndjehet më i fortë se shteti dhe se drejtësia.

Pavarësisht, se kush është personi që ka bërë direkt kërcënimin, autori i vërtetë është Edi Rama, frymëzuesi, ortaku dhe mbrojtësi kryesor i krimit në vend.

Asnjë qytetar nuk është më i mbrojtur në Shqipëri dhe nuk do të jetë derisa Edi Rama të largohet nga pushteti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga