Connect with Us

Grupimi “DHJETOR 90” mesazh studentëve/ Mos dështoni kauzën tuaj 

Aktualitet

Grupimi “DHJETOR 90” mesazh studentëve/ Mos dështoni kauzën tuaj 

Publikuar

-

Grupimi “DHJETOR 90” ka reaguar në lidhje me protestën studentore, duke i cilësuar jo vetëm të drejta, por edhe të realizueshme kërkesat e tyre.

Në një deklaratë për mediat, Grupimi “DHJETOR 90” shprehet se “Dialogu me arrogancën, me monologistët, me muret e ftohta të pronarit të bunkerit në Surrel do të ishte dështimi i kauzës tuaj.”.

Më tej, në deklaratë theksohet se kemi vlerësuar maksimalisht thirrjen dhe qëndrimin tuaj për tu distancuar nga politika e  vjetër, për të qendrua larg poltikës së korruptuar, larg poltikaneve të qokave, larg partive që janë përgjegjëse të drejtëpërdrejta për këtë gjendje kolapsi të shoqërisë shqiptare.

Grupimi “DHJETOR 90” i bën thirrje studentëve të mbajnë larg klasën politike.

“Ju duhet të vazhdoni ti mbani larg politikanët që i kanë futur duart në xhepat e prindërve tuaj, ti mbani larg politikanët që po i detyrojnë shqiptarët të braktisin masivisht vendin e tyre, ti mbani larg politikanët që ditën dalin nëpër konferenca shtypi në mbështetje tuaj dhe natën flirtojnë me njëri tjetrin  duke ndërruar karriget e pushtetit.”-thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Deklarata e plotë:

Grupimi “DHJETOR ‘90” si një bashkësi idealistësh që nuk është pajtuar kurrë me padrejtësitë dhe arrogancën e qeverive, si një grup njerëzish që e cmojnë lirinë dhe demokracinë, që e respektojnë dhe vlerësojnë institucionin e protestës përgjatë këtyre  dy javeve ka mbështetur pa asnjë rezerve protesten e studenteve të universiteteve të Shqipërisë.

Kërkesat tuaja  jo vetëm që janë të drejta dhe plotësisht të realizueshme, por ato janë minimaliste aq sa në hierarkinë e nevojave të Maslout ato shtrihen në rendin e parë, tek nevojat bazike të mbijetesës fiziologjike.

Ne e kemi vlerësuar dhe cmuar kushtin ultimativ që ju i keni vënë qeverisë; Jo negociata-Plotëso kërkesat. Ky kusht ultimativ tregon seriozitetin, pjekurinë dhe vendosmërinë tuaj për të realizuar në mënyrë shtërruese 8 kërkesat.  Dialogu me arrogancën, me monologistët, me muret e ftohta të pronarit të bunkerit në Surrel do të ishte dështimi i kauzës tuaj.

Gjithashtu ne e kemi vlerësuar maksimalisht thirrjen dhe qëndrimin tuaj për tu distancuar nga politika e  vjetër, për të qendrua larg poltikës së korruptuar, larg poltikaneve të qokave, larg partive që janë përgjegjëse të drejtëpërdrejta për këtë gjendje kolapsi të shoqërisë shqiptare. Që protesta juaj të prekë suksesin e plotë Ju duhet të vazhdoni ti mbani larg politikanët që i kanë futur duart në xhepat e prindërve tuaj, ti mbani larg politikanët që po i detyrojnë shqiptarët të braktisin masivisht vendin e tyre, ti mbani larg politikanët që ditën dalin nëpër konferenca shtypi në mbështetje tuaj dhe natën flirtojnë me njëri tjetrin  duke ndërruar karriget e pushtetit.

LEXO EDHE:  Foto-Shufra betoni në protestë/ Tentohet të shqyhet dera e Kryeministrisë

Ne ish-studentët dhe pedagogët e Dhjetorit të 90-ës në atë dhjetor të largët lirie dhe shprese sakrifikuam dhe bëmë gjithcka  që Shqipëria të ndahej nga diktatura. Me vendosmëri, kurajo dhe guxim të jashtëzakonshëm ja dolëm ta thyenim diktaturën, ti jepnim Shqipërisë pluralizmin politik, t’ja celnim rrugën drejt Europës dhe zhvillimit. Por produktet e atij dhjetori heroik ne i dorëzuam në duar të pasigurta dhe të dyshimta. Ndaj e cmojmë fort qëndrimin tuaj të prerë që ti mbani larg politikanët që janë përgjegjës për kolapsin politik, ekonomik dhe social që ka mbërthyer vendin prej kohësh.

Liria, demokracia, energjia dhe zhvillimi që cliroj Dhjetori i brezit tonë është konsumuar plotësisht, është koha për një Dhjetor të ri. Këtë Dhjetor e kemi parë  te projektuar në sytë tuaj këto dy javë. Mos u ndalni, mos u dekurajoni, qëndroni , jeni shpresa e vetme, vetëm ju mund ta thyeni Trekëndëshin e Djallit, Trekëndëshin e të keqës, Trekëndësin e Bermudës shqiptare, Trekëndëshin Rama-Basha-Meta.

Ne s’duam, dhe s’mund t’ju mësojmë por gjithë eksperiencën tonë të gabimeve, lëshimeve dhe tolerimeve do t’jua vemë në dispozicion, që ju ta fitoni kauzën tuaj, kauzën tonë, kauzën e shqiptarëve të lirë dhe të ndershëm.

Shqiptarët janë me ju, idealistët janë me ju, njerëzit që e cmojnë lirinë dhe demokracinë janë me ju. Grupimin “DHJETOR ‘90” do ta  keni mbështetje për cdo sakrificë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Publikuar

-

Nga

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Ish-presidenti Bujar Bishani dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka deklaruar se vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e ri nuk u konsultua me demokratët.

Nishani tha në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se qartazi duket se ka një tentativë për manipulim të procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së.

Nishani deklaroi se procesi  është i imponuar dhe sipas tij tregon se kjo është bërë për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve që solli humbjen PD.

“Mbledhja e Këshillit ishte e nevojshme, pas procesit zgjedhor është vendi ku mund të merren vendimet më të rëndësishme të PD. Çështjet që u vunë në diskutim ishin të pakonsultuara. Ishte me faktin vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e PD, duke imponuar një proces i cili është i parakohshëm, por duket qartazi që ka një tentative manipulimi të theksuar dhe për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve. 

LEXO EDHE:  “Edhe ju jeni si ata jashtë”/ Rama vë para Opozitën e Re

LEXO EDHE:  "Edhe ju jeni si ata jashtë"/ Rama vë para Opozitën e Re

PD ka dalë e humbur nga zgjedhjet e 25 prillit. Për shkak të pritshmërive që kishte PD, ka krijuar dhe ka përcjellë një situatë drame të anës psikologjike, një zhgënjim të strukturave të PD, ka sjellë një kauz brenda strukturës organizative dhe jetës së PD, ka paqartësi të plota tek opinioni publik. Ajo që duhej në këtë moment ishte që Këshilli Kombëtar duhej të ishte mbledhur të të përcaktonte objektivat emergjent të adresimit të situatës”, nënvizoi ish-presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mbi 12 mijë vaksina në Rinas/ Reagon BE: Askush nuk është i sigurt derisa…

Publikuar

-

Nga

Mbi 12 mijë vaksina në Rinas/ Reagon BE: Askush nuk është i sigurt derisa...

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimi se mbrëmjen e sotme në aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas mbërritën edhe 12,870 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri.

Ndërkohë që delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se do të vijojë që të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër COVID-19.

“Pjesa e tretë e 145 mijë dozave vaksinash Pfizer të financuara nga Bashkimi Evropian dhe të mundësuara nga Austria mbërritën këtë mbrëmje në aeroportin e Rinasit.

LEXO EDHE:  Censurimi i mediave/ VOA: Gazetarët paralajmërojnë protesta

LEXO EDHE:  "Edhe ju jeni si ata jashtë"/ Rama vë para Opozitën e Re

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë. Askush nuk është i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt” shkruan delegacioni i BE-së në Tiranë, që drejtohet nga ambasadori Luigi Soreca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma i tregon Bashës si mundet Edi Rama

Publikuar

-

Nga

Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Syri tv, ku deklaroi ku u pyet nëse beson që Lulzim Basha do ta mundë ndonjëherë Edi Ramën.

Duma tha se pasi të kenë fitusr besimin tek publiku Basha mundet plotësisht.

‘Besoj që ai mundet.  Trajektorja e kësaj rruge ka qenë e gjatë. Ka qenë me eksperienca nga të cilat automatikisht duhet të mësojmë dhe duhet të përmirësohemi në një lloj perfeksionimi të situatës. Nëse kemi marrë vendimin që të mos përdorim mjetet e paduhura drejt pushtetit, gjithçka që i duhet Lulzim Bashës dhe çdo korpusi të lartë të PD, të forcojë me mjetet e forta që ka dhe të mos të bëjë më çështje ekuilibrash, balancash, qokash.

Parimet e duhura që ka ndjekur të bashkohen me mjetet e duhura dhe me një organizim supereficent. Nëse do ta bëjmë këtë pasi e kemi fituar besimin te publiku unë them që po mundet plotësisht, dhe këtë nuk e them me patetizëm partiak.’

Nuk kam asnjë iluzion ndryshe për Edi Rama, Unë kërkoj një mirëkuptim. Unë mund të kem sugjerimet e mia për formulën e bërë. Ne nuk duhet të jemi me më formulën përbashkuese, por me formulën përbashkuese që bën eficencën e madhe. Herë pas here ne kemi qenë më shumë luajal se eficente.’/CNA.al

LEXO TE PLOTE