LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Fjalët janë si kur*at, secili nga ne ka pak hipokrizi”

18 Dhjetor 2018, 22:26, Aktualitet CNA
“Fjalët janë si kur*at, secili nga ne ka pak hipokrizi”

Analisti Lorenc Vangjeli në studion e emisionit ?Opinion? është shprehur se çështja e studentëve duhet të zgjidhet me dialog, por Vangjeli ka zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë për të dalë në përfundimin e tij.

Fillimisht analisti ka pranuar një lloj faji publik për veten dhe kolegët që kanë patur mundësinë për të folur dhe nuk e kanë ditur realitetin shqiptar, por ai tha më pas se numri i studentëve në Shqipëri duhet të vijë duke u ulur.

?Kemi krijuar një distancë të jashtëzakonshme nga brezi në brez. Ne në diferencë me ta kemi një humnerë të madhe moskuptimi dhe jokuptimi. Portesta ëhstë refleks i frustrimit të prindërve të tyre. Është refles i frustrimit për pabarazinë sociale, arrogancën, hipokrizinë, për atë që nuk shkon si duhet. Për ata që u shpresua, por nuk u bë.

Dhjetorin e 90 na e vodhën komunistët. Kjo protestë të mos mbahet peng i mendësisë komuniste. Komunistët vendosin ultimatume. Të kuptojmë që gjithë gjithë shoqëria shqiptare është në krizë, por nuk ndreqet duke i rregulluar çatinë. Universiteti është çatia. Secili nga ne ka nga pak hipokrizi.

E kam shkruar më parë, fjalët janë si kurvat. Kurrë nuk thonë atë që mendojnë. Reforma fillon nga arsimi fillor, nga arsimi i mesëm dhe pastaj nga krijimi i filtrave për të vajtur në shkollë të lartë. Nuk ka vend Shqipëria për 140 mijë studentë.  Për fatin e keq të tyre dhe tonin, ulja graduale e numrit të studentëve. E vetmja zgjidhje është dialogu. Ne preferojmë gënjeshtra të sheqerosura se të vërtetën e hidhur. Nuk do harrojmë borxhin ndaj jush për këto 28 vjet vanitet?, tha Vangjeli.

Lajmet e fundit nga