LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elita Rudi publikon foton e ëmbël me barkun e rrumbullakosur, por të gjithë janë të shqetësuar për buzët e saj

18 Dhjetor 2018, 11:25, Lifestyle CNA
Elita Rudi publikon foton e ëmbël me barkun e rrumbullakosur, por

Elita Rudi shijon pritjen e ëmbël, ndërsa ne shijojmë fotot e bukura që ajo publikon me barkun e rrumbullakosur. Moderatorja na dhuroi ditën e sotme, një tjetër foto nga shtatzënia, ku tregonte se ishte gjithë kohës e uritur.

Mirëpo, për disa nga ndjekësit e saj, pamja e Elitës ishte pak ndryshe nga herët e kaluara, madje dyshuan se ajo kishte bërë ndërhyrje estetike tek pjesa e buzëve. Moderatorja vendosi të sqaronte menjëherë situatën, duke treguar se në fakt ka ndikuar shtatzënia.

?Pse Elit  ke prishur veten me këto buzë. Shumë e mirë ke qenë? ? shkruan një prej ndjekësve të saj.

?Nuk ka bërë asgjë, ethet më kanë dalë, plus edhe shtatzënia? ? shpjegoi moderatorja.

Elita Rudi nuk është e vetmja që është përballur me enjtjen gjatë shtatzënisë, pasi edhe shumë personazhe të tjerë si Adelina Tahiri, apo Khloe Kardashian që ishin shtatzënë së fundmi sqaruan se është një gjë normale gjatë pritjes së ëmbël. Enjtja njihet ndryshe si ?fenomeni i mbajtjes se lengjeve? dhe ndodh jo vetëm tek buzët, por edhe në zona të tjera të trupit të femrave shtatzënë.

Lajmet e fundit nga