Connect with Us

“Dance With Me 5” ul siparin dhe fitues u shpall…

Aktualitet

“Dance With Me 5” ul siparin dhe fitues u shpall…

Publikuar

-

Pas 14 të hënave të mbushura me spektakël, edicioni i pestë i “Dance With Me” uli siparin dhe fitues u shpall çifti Eni Jani dhe Genc Fuga.

Dyshja e aktorëve u përball në finalen e madhe me Robertin e Leilën dhe Monikën me Donaldin dhe pas performancave, çiftet u përballën me jurinë.

Votimi i jurisë i renditi ata në krye dhe u dhuroi çmimin e madh të spektaklit ku për javë të tëra, personazhe të fushave të ndryshme shndërrohen gati në balerinë profesionistë duke dhuruar performanca mbresëlënëse.

LEXO EDHE:  Skenari/ Si zgjidhet presidenti i SHBA nëse zgjedhjet nuk prodhojnë një fitues

Pas fitores, Janit dhe Fugës iu bashkua dhe vajza e tyre Stina e cila shihet në foto duke mbajtur kupën e prindërve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dhunon gruan në shtëpi dhe më pas kërcënon ta vrasë me thikë/ Pranga 43-vjeçarit në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Një 43-vjeçar nga Vlora ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij, pasi e ka dhunuar por është ndaluar dhe arrestuar nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë,  arrestuan në flagrancë shtetasin Y. D., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 28.11.2020, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Doli për peshkim me shokët/ Zhduket 32-vjeçari në Durrës

Publikuar

-

Nga

Doli për peshkim me shokët/ Zhduket 32-vjeçari në Durrës

Një 32-vjeçar dyshohet të jetë mbytur në Durrës.

I riu kishte dalë me shokët një ditë më parë për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti, por nuk ka dalë më në breg ndërsa rrobat e tij janë gjendur në afërsi të Currilave

Burime nga familja bëjnë të ditur se ai është kërkuar nga polumbarët e policisë dhe forca detare, por deri më tani pa rezultat.

Kërkimet kanë rinisur edhe sot që në orët e para të mëngjesit. Sipas dëshmitarëve, nga bregdeti i Currilave, kërkimet po bëhen edhe më thellë nga bregu.

Njoftimi i policisë

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës/ Pronarë të panjohur të parajsave fiskale, fituese të tre koncesioneve në Shqipëri

LEXO EDHE:  Çmimet Nobel/ Fituesit në fizikë

Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojn për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një jetë e re po lulëzon gërmadhash”/ Rama e nis me vargjet e Qemal Stafës

Publikuar

-

Nga

“Një jetë e re po lulëzon gërmadhash”/ Rama e nis me vargjet e Qemal Stafës

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot 76-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë me vargjet e Qemal Stafës.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me fjalët e Qemal Stafës, ku krahas fotos shkruhet  “E vjetra shembet, Kohët ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash”.

Qemal Stafa ishte bashkëthemelues i Grupit Komunist të Shkodrës, pjesëtar në takimin e themelimit të partisë, anëtar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i të rinjve dhe shkrues poezish dhe sprovash letrare./CNA.al

LEXO TE PLOTE