LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tymuese në protestë/ Studentët kërkojnë largimin e shkaktarëve

17 Dhjetor 2018, 11:05, Aktualitet CNA
Tymuese në protestë/ Studentët kërkojnë largimin e

Ndërkohë që prej 14 ditësh studentët janë duke zhvilluar protesta të qeta, ditën e sotme mes turmës janë hedhur disa tymuese.

Tymueset janë hedhur nga 3 persona të maskuar me shall, të cilët i kanë dërguar ato në drejtim të Kryeministrisë.

Ky veprim  ka bërë që studentët të reagonin dhe të kërkonin largimin e menjëhershëm të shkaktarëve nga protesta.

?Largohu ti aty, o zotëri largohu. Ik që këtej. Ska tymuese këtu?-tha studenti.

Ndërsa një tjetër i ri theksoi se protesta duhet të jetë e paqtë dhe se duhet t?iu vijë turp atyre personave që përdorin dhunë në emër të studentëve.

?Kemi ardhur këtu si studentë, kemi kulturë. Nuk protestojmë në mënyrë të turpshme. Nëse është dikush që do të përdorë dhunë në emrin tonë, turp, turp. Kemi ardhur këtu për kërkesa tona, për arsimin. Ne nuk ushtrojmë dhunë?.- tha studenti./CNA.al

Lajmet e fundit nga