Connect with Us

Sot protesta masive në Tiranë/ Nisen nga Korça 200 studentë

Aktualitet

Sot protesta masive në Tiranë/ Nisen nga Korça 200 studentë

Publikuar

-

Studentët e universiteteve publike kanë paralajmëruar një protestë masive sot para Kryeministrisë, ndërsa thirrjes së tyre pritet t’i bashkohen edhe studentë nga rrethet e ndryshme të vendit.

Nga qyteti i Korçës mësohet se janë nisur rreth 200 studentë, të cilët do t’i bashkëngjiten protestës që të zhvillohet në Tiranë. Studentët janë nisur që në orët e para të mëngjesit me  autobusë.

LEXO EDHE:  Bojkotohet mësimi në Vlorë, Sarandë e Gjirokastër/ Studentët në rrugë

Kauza e studentëve është jo politike, prandaj në protestë janë thirrur të gjithë shqiptarët, pa dallime.

Uragani studentor nuk ndalet/ Sot protestë masive para Kryeministrisë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Greqia vendos hapjen e kufijve për shqiptarët 

Publikuar

-

Nga

Greqia ka vendosur hapjen e kufijve për shqiptarët, duke filluar nga data 28 qershor.

Mësohet se vendimi është marrë nga ministria e Turizmit të Greqisë.

Kujtojmë këtu se ky vendim vjen pasi Këshilli Europian përditësoi listën e vendeve të treta për të cilët duhen hequr kufizimet e udhëtimeve jo-esenciale bazuar në situatën epidemiologjike në vend, mes tyre edhe Shqipëria.

Po ashtu, edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, shkroi sot në mesditë në rrjetet sociale: “Lajm i mrekullueshëm për qytetarët shqiptarë në fillim të sezonit turistik! Këshilli i BE-së ka rekomanduar sot zyrtarisht heqjen e kufizimeve të përkohshme të udhëtimeve për qytetarët shqiptarë”./CNA.al

Udhëtime që nga 18 Qershori/ Lista e vendeve, ku do të hiqen kufizimet me kërkesë të BE

LEXO TE PLOTE

Politikë

Plas “lufta” mes socialistëve/ Malaj tregon çfarë po ndodh në Vlorë, mesazhi i fortë

Publikuar

-

Nga

Plas “lufta” mes socialistëve/ Malaj tregon çfarë po ndodh në Vlorë, mesazhi i fortë

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, në qeverinë socialiste, Arben Malaj ka reaguar në lidhje me përplasjet që kanë ndodhur mes PS-së së Vlorës, dhe kryebashkiakut Leli.

Në një postim në rrjetet sociale Malaj shkruan se ajo që po ndodh në Vlorë, nuk është vetëm një hakmarrje primitive, por sipas tij, është luftë për pushtet abuziv dhe jo për qytetarët.

Kjo qe po ndodh ne Vlore nuk eshte vetem nje hakmarrje primitive. Nje pergjigje per ata qe hedhin trakte dhe krijojne grupazhe kunder kryetarit legjitim te Bashkise se Vlores dhe ekipit te tij te vleresuar dhe respektuar si partner serioz nga donatoret! “Lufta e Vlores ne 2021” nuk asgje te perbashket me ate te 1912, 1943 dhe reagimi popullore ne 1997. Kjo eshte lufte per pushtet abuziv dhe jo per qytetaret e saj. Mirenjohje Rames per investimet ne infrastrukure fizike, por kultura, sporti, arsimi, jane ne situaten me te keqe qe nga viti 1992.

Nje qytetet pa biblioteke moderne, pa stadium modern, pa teater bashkohore, pa lavdine e kampioneve, mjafton per te vertetuar varferine shpirterore. Fokusi ne infrastrukture fizike e cila eshte e domosdoshme por jo percaktonjese ne ristrukturimin konkurues te Vlores – tregon edhe mungese vizioni.

Individet, kompanite, bashkite dhe shtetet jane zhvilluar kur jane investuar per dijen, kulturen dhe shkencen.

Po bllokimin e kryetarit nga nen kryetar te imponuar pse nuk e kundershtojne keta luftetare fizik dhe ne rrjetet sociale?

Po sulmet e pa cinike, percmuese dhe hakmarrese te Rames ndaj shume kryetareve te bashkive ne jug dhe deputeteve te saj perse nuk i shqetesojne?”-shkruan Malaj.

LEXO EDHE:  Video-Ben Blushi ndërtim pa leje në Dardhë?!/ Debate me banorët

LEXO EDHE:  Korçë/ Makina përfshihet nga flakët

Më tej, ai ka edhe një mesazh për socialistët, ndërsa shkruan se duhet të mësojnë nga Kongresi i fundit i PS, ndërsa thekson se “Diktaturat e kane zakon qe e pushkatojne armiqte ne stadiume”.

Vlora me kontribute historike nuk duhet te turpetohet nga ata qe jane perzgjedhur per fundin e tyre politike epitafin : “me varrosni ne kembe qe te mos me gjej shefi/Naltnadheria shtrire”

Nje keshille per ata qe vete ofrohen si luftetare kunder Lelit – askush nuk mund te ndjehet i pa nenveftesuar/ I keq prrdorur nqs nuk e pranon vete.

Mesoni pak nga zhvillimet e fundit ne stadium kongresin e PS.

Diktaturat e kane zakon qe e pushkatojne armiqte ne stadiume.

Kjo pjesmarje ne kete diskutim publik per zhvillimet jo pozitive ne Vlore behet vetem ne mirenjohje te votuesve te qarkut te Vlores, qe i kam perfaqesuar 16 vite ne parlament, pa imponuar asnjehere vullnetin e tyre per te zgjedhurit e tyre.”-përfundon postimin e tij, Arben Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kadilli flet pas mbledhjes së Kryesisë/ Shpresoj që ndryshimet të bëhen realitet

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli, ka folur për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së sotme.

Kadilli tha se shpreson që ndryshimet në Statut të bëhen realitet që më 17 korrik në Kuvendin Kombëtar, por për të PD ka nevojë për ndryshim rrënjësor.

Sipas tij, nuk mungon gatishmëria për ringritje dhe momentet e vështira duhen parë si momente shprese e ndryshimi.

“Shpresoj që ndryshimet statutore të bëhen realitet që në Kuvendin Kombëtar. Do të duhet një frymë, ndryshim mendësie, ndryshimi rrënjësor nuk është vetëm ndryshim në statut.

LEXO EDHE:  “Drejtësi për Klodianin”/ Studentët e Kosovës ndezin qirinj para ambasadës shqiptare

LEXO EDHE:  Video-Ben Blushi ndërtim pa leje në Dardhë?!/ Debate me banorët

Është një legjislaturë që fillon pavarësisht Kryesisë së PD. Do të jemi një forcë politike në institucion. Këto janë sfida të mëdha politike që duhet të impenjohet gjithë forca jonë. Ekziston gatishmëria për të ringritur. Momentet e vështira duhen parë si momente shprese dhe ndryshimi. Shpresoj në ndryshime të thella”- tha Kadilli.

LEXO TE PLOTE