LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherri me Taynan, flet këngëtarja e njohur: Ju tregoj të vërtetën! M’u lutën që t’i fshija postimet kundër saj

17 Dhjetor 2018, 09:40, Lifestyle CNA
Sherri me Taynan, flet këngëtarja e njohur: Ju tregoj të

Një  sherr mes dy këngëtareve ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit  Bëhet fjalë për Taynën dhe Arta Memedin.

Arta para pak ditësh ka publikuara këngën e saj të re ?Kleoarta? dhe në një pjesë të këngës ajo thotë:

?Kur kthena unë e din që u kthy mama

I ka kalu kto kohë nana,nuk i vyn fama??

Kjo mesa duket nuk i ka pëlqyer Taynës që pretendon ta mbajë ajo titullin ?mama? dhe këtë e ka shprehur në një postim në Instagram ku ka thënë se duhet ta thërrasin ?njerkë? tani e tutje sepse mami u bë bajat duke e përdorur të gjithë. Ajo përfundoi duke thënë se mund t?ua marrë karrierën edhe burrin.

Një reagim i tillë nuk mund të mbetej pa një përgjigje. Arta bashkangjitur një postimi shkroi:

?Dikush qenka nervozuar. Qetësohu ?Njerka?, ke të drejtë, do jesh gjithnjë e dyta! Ke famën, por ai të merr lekët e tu. Unë i kam pasur të dyja! Faleminderit që më dëgjove këngën.?

Gjithsesi postimet u fshinë vetëm pas pak minutash, dhe këtë e shpjegoi Arta në një intervistë për ?Thumb? këtë të shtunë. Arsyeja ishte sepse menaxherët e Taynës ja kishin kërkuar ta fshinte.

?Pas këngës së fundit që kam publikuar ka patur disa reagime nga ana e saj (Taynas) ca foto që ka postuar. Ka publikuar një foto: Unë mundem me ta marr karrierën edhe partnerin tënd. Ky ka qenë reagimi i saj i parë edhe unë jam kundërpërgjigjur. Tani të vijë dikush dhe të pengoj nuk ka arsye. I kam thënë se unë i kam pasur të dyja edhe partnerin edhe paratë. Kam patur të miat kam qenë e pavarur.

Këngën nuk e kam bërë për të provokuar, as tekstin nuk e kam bërë unë e kanë bërë të tjerë.  Ajo ka nxjerrë dy këngë dhe unë nuk kam reaguar kurrë, as në rrjete sociale asgjë . Ajo ka reaguar e para. Nuk e di nëse ka diçka, arsyen e saj. Pasi në momentin  që ajo ka bërë postime të tilla menaxheri ia ka kërkuar që ti heqi. Pastaj më kanë thirrur edhe mua dhe më kanë lutur që t?ja heq edhe unë foton. Pas lutjes e kam fshirë. Në momentin që unë kam thënë jam ok ata prapë kanë reaguar dhe unë shpërtheva.?,- ka rrëfyer Arta në ?Thumb.

Lajmet e fundit nga