LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Që mos të të urrejnë të gjithë, nuk duhet t’i bësh këto 8 gjëra në palestër

17 Dhjetor 2018, 11:40, Kuriozitete CNA
Që mos të të urrejnë të gjithë, nuk duhet

Nëse keni qenë ndonjëherë në palestër, me siguri keni parë disa persona që shkelin rregullat e mirësjelljes dhe të bëjnë që të mendosh se më mirë mos të kishe ikur të stërviteshe. Ja 8 rregullat që duhet të ndiqni për ta bërë kohën e shpenzuar në palestër më të këndshme për veten dhe personat e tjerë.

1.Mos harroni të fshini djersën nga pajisjet

Nuk ka asgjë të gabuar të djersish gjatë ushtrimit, përdorimi i një peshqiri është i rëndësishëm si pjesë e etikës së palestrës si edhe fshirja e djersës nga pajisjet, pas përdorimit të tyre. Mos harroni që shumica e pajisjeve janë të mbuluara me lëkurë dhe djersa juaj nuk ikën nëse nuk e fshini atë.

2.Mos i zë pajisjet nëse nuk je duke i përdorur

Ka njerëz që thjesht rrinë kot te pajisjet. Shkruajnë mesazhe, kontrollojnë e-mail-et, bëjnë foto ose marrin një sy gjumë, ndërsa të tjerët presin që të ushtrohen në atë pajisje. Nëse je në palestër, mos harro që je për t?u ushtruar.

3.Telefonata dhe e folura me zë të lartë

Disa nga njerëzit më të bezdisshëm në palestër janë ata që bëjnë biseda të gjata dhe me zë të lartë në telefon, gjatë ushtrimit. Ose ata që vendosin muzikë me zë të lartë.

4.Pajisjet janë për të gjithë

Ju kujtohet kur në kopsht ju mësonin se lodrat ishin për të gjithë fëmijët? Kështu duhet të silleni edhe në palestër. Mos shpenzoni 2 orë në një pajisje, nëse e shikoni se ka njerëz që po presin radhën.

5.I lëni peshat kudo

Një tjetër gjë që duhet të kishit mësuar në fëmijëri është se nuk duhet t?i lënë lodrat kudo. I njëjti rregull aplikohet edhe në palestër, vendosini peshat aty ku i morët.

6.Presioni mbi përdoruesit e palestrës

Të përdorësh një pajisje për 60 minuta është joetike, por po ashtu është qëndrimi me krahët e kryqëzuara para një personi që po stërvitet dhe t?i jepni atij një shikim ?nxito?.

7.Të arrish me vonesë

Mos u bëni vonë, nuk ka rëndësi nëse është ora e fitness-it në grup apo ajo e trajnimit personal. Mund të shpërqendrojë instruktorin dhe pjesëmarrësit e tjerë.

8.Dhoma me dollapë nuk është tualeti juaj personal

Gjithmonë ka një person që ecën nudo përreth dhomës, duke i bërë të tjerët të ndihen në siklet. Pastaj janë ato që qëndrojnë në dush për orë të tjera dhe i lënë të tjerët pa u larë. Respektoji të tjerët, kohën dhe privatësinë e tyre.

Lajmet e fundit nga