Connect with Us

Pse nuk duhet t’ju mungojë kjo perime në shtëpi?

Life Style

Pse nuk duhet t’ju mungojë kjo perime në shtëpi?

Publikuar

-

Sa prej jush kanë xhinxher në shtëpi? Shumë persona nuk i dinë vlerat e tij ndaj nuk i japin rëndësi. Por xhinxheri është shumë i domosdoshëm për mirëqenin tonë, ndërsa na ndihmon për të humbur peshë, na pastron nga toksinat, lufton lodhjen dhe gjithashtu forcon sistemin imunitar.

I njohur për vetitë e tretjes, xhenxhefili ndihmon për të luftuar urinë dhe të bën të ndihesh i ngopur. Ndihmon edhe për të holluar zonën e belit.

Të konsumoni direkt një copë rrënjë para se të uleni në tryezë zvogëlon oreksin dhe na bën të hamë më pak.

I përfshirë në ushqime në formën e erëzës, i bën ato edhe më të shijshme.

Efekt pastrues

Xhinxheri përmban gingerol, një antioksidant, molekulë antikancerogjene dhe antiinflamatore. Për një efekt detoks mund ta përgatisni në formën e çajit. Fusni në ujë të nxehtë një copë xhenxhefil me feta, mjaltë dhe lëng të freskët limoni.

Ndihmon tretjen

Kjo erëz stimulon enzimat dhe ndihmon tretjen e ushqimit. Nëse ju “zë makina ose deti” mjafton vetëm të përtypni pjesë xhenxhefili të thata para dhe gjatë udhëtimit.

Xhinxheri largon edhe kollën.

Mbron stomakun

Xhinxheri gjithashtu ka veti antiseptike dhe antibakteriale dhe lufton urthin. Përveç kësaj, vaji esencial i xhenxhefilit ka një fuqi të madhe shëruese dhe ndihmon për të shëruar dhimbjet e muskujve dhe ato reumatike.

I pasur me vitamina: Ai përmban magnez, hekur, zink, vitamina B dhe E, natrium, kalium. Mineralet dhe vitaminat e përfshira në xhenxhefil janë një armik i fuqishëm kundër kolesterolit.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Studimi/ Kur jemi të lumtur, duam të rrimë më shumë me njerëz të panjohur, se sa me miqtë tanë

Publikuar

-

Nga

Kur jemi të lumtur, nuk kërkojmë të kemi pranë njerëzit tanë më të dashur, por të panjohurit.

Po, preferojmë familjen dhe miqtë, kur gjendja shpirtërore është më e rënë nga mesatarja.

Ndërsa emocioni i përkohshëm i gëzimit, mund të na shtyjë në krahët e atyre që janë më pak

të njohur për ne. Këte e thotë një grup studiuesish, gjetjet e të cilëve u botuan në revistën “Psychological Science”. Ata sugjerojnë që kur jemi në orë të mira, njerëzit me të cilat duam të rrimë më shumë, nuk janë aspak miqtë tanë.

Autorët e studimit, shqyrtuan gjendjen shpirtërore dhe ndërveprimet sociale të mbi 30.000 njerëzve (shumica prej tyre francezë), përgjatë një muaji. Të dhënat u mblodhën përmes aplikacionit “58 Seconds”, që u dërgonte mesazhe pjesëmarrësve në studim në periudha të ndryshme të ditës, duke i kërkuar të përshkruanin se si po ndjeheshin në ato momente, çfarë po bënin dhe me kë ishin.

Këto të dhëna, i lejuan studiuesit të ekzaminojnë sesi lidhej lumturia e pjesëmarrësve në studim, me njerëzit me të cilët do të kalonin kohën nga ai moment e tutje. Dhe se si këto ndërveprime sociale, do t’i bënin të ndiheshin më vonë. Rezultatet sugjerojnë, që bazuar tek ndjenjat që ndiejmë në një moment të caktuar, ne e kthejmë vëmendjen tonë tek një lloj personi specifik. Dhe nga ana tjetër këta njerëz, kanë një efekt mbi gjendjen tonë shpirtërore:ose e ngrenë ose e ulin më tej atë, gjë që na nxit të kërkojmë njerëz të tjerë, që të ndajmë së bashku një gjendje të re shpirtërore.

Nga të dhënat, rezulton se pjesëmarrësit më të lumtur në studim, kishin kaluar në përgjithësi më shumë kohë me të tjerët, sesa më të afërmit e tyre. Dhe kur ishin të lumtur, kishin më shumë të ngjarë të dilnin jashtë dhe të kalonin kohën me të panjohurit ose pak të njohurit, dhe në këtë mënyrë ata e zvogëlonin lumturinë e tyre.

Ndërkohë, nëse pjesëmarrësit ndihen të trishtuar, ata kishin më shumë të ngjarë të bashkëvepronin më vonë me miqtë dhe familjen. Dhe kjo i bënte më të lumtur. Sipas studimit, nëse dikush ndihet i trishtuar mesditës e të shtunës, ai ka dy herë më shumë mundësi të takojë ndonjë mik atë pasdite, sesa një person që në të njëjtën kohë ndihet veçanërisht i lumtur. Përkundrazi do të ndihej veçanërisht i lumtur, shanset e tij për të bashkëvepruar me një të panjohur do të rriteshin me 20 për qind. Sigurisht, këto rezultate nuk përputhen domosdoshmërisht me përvojën e gjithsecilit prej nesh.

LEXO EDHE:  Si ta kthesh tualetin vendin numër 1 në shtëpi për të bërë foto

Studimi tregon vetëm lidhjet, dhe jo shkakun e tyre. Dhe autorët e studimit, e kuptojnë se gjithçka mund të shpjegohet me faktin, se kur e dimë se duhet të bashkëveprojmë me të huajt, ne të përpiqemi me vetëdije të vetë-motivohemi, dhe të shfaqemi në dukje se jemi në humor të mirë.

Por nëse ky model konfirmohet nga studimet edhe në të ardhmen, ai mund të na tregojë diçka të rëndësishme, mbi mënyrën se si gjendja jonë shpirtërore ndikon në marrëdhëniet tona.

Në thelb, gëzimi dhe trishtimi nxisin socializimin tonë me të tjerët, por me sa duket me synime të ndryshme. Ekzistojnë disa teori shkencore, mbi atë se si gjendja jonë shpirtërore ndikon tek ajo që bëjmë.

Për shembull, ekziston hipoteza e oportunizmit hedonistik, e cila sugjeron që ne gjithmonë përpiqemi të ndihemi më mirë, pavarësisht nga gjendja shpirtërore në të cilën gjendemi. Pra kur ndihemi keq, synimi është thjesht të ndihemi sërish mirë. Por kur ndihemi të lumtur, ka më shumë të ngjarë të sakrifikojmë një pjesë të rehatisë që na ofron një marrëdhënie e vjetër, për të arritur qëllime afatgjata si bërja e miqve të rinj.

Ne mund ta përdorim lumturinë tonë, për të na dhënë energjinë e duhur për të njohur njerëz të rinj. Dhe nga ana tjetër këta të huaj, mund të bëhen të njëjtët miq, tek të cilët ne do të mbështetemi, kur të ndihemi sërish keq. Rezultate të tilla, dëshmojnë se lidhjet midis lumturisë dhe sjelljes sociale, janë shumë më komplekse, sesa supozohet shpesh në literaturën e emocioneve pozitive.

Dhe mbi të gjitha, siç e shpjegon Maksim Take, një nga autorët e studimit dhe studiues në Universitetin e Oksfordit dhe Shkollën Mjekësore të Harvardit “e gjitha kjo sugjeron se lumturia është më shumë një burim energjie, sesa një synim përfundimtar i jetës sonë”./ “Focus.it”-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Life Style

Pse jemi përgjysmë të ngjashëm me bananen, dhe fakte të tjera të mahnitshme mbi trupin e njeriut

Publikuar

-

Trupi i njeriut, është shumë më i çuditshëm por edhe mbresëlënës nga sa mund ta mendoni. Për të ekzistojnë kaq shumë fakte të mahnitshme, sa që shumë prej nesh thjesht nuk i dinë. Ja cilat janë 10 nga faktet më të habitshme mbi organizmin tonë, sipas “ The List Love“:

 1.ADN-ja

E dinit, që nuk ka shumë ndryshim midis jush dhe një bananeje. Dhe kjo nuk është një shaka! Përkundrazi është vërtetuar që njerëzit ndajnë 50 për qind të ADN-së së tyre, me këtë frut të shijshëm dhe shumë të konsumuar.

2.Gjatësia 

Keni pasur ndonjëherë ndjesinë,  kur shiheni ndonjëherë në pasqyrë në mëngjes, që gjëja e parë që ju bie në sy është se sikur jeni paksa më i gjatë? Në fakt më shumë sesa ndjesi, bëhet fjalë për një të vërtetë. Për shkak të mungesës së ndikimit të forcave gravitacionale kur jemi shtrirë duke fjetur, njerëzit janë afërsisht 1 cm më të gjatë në mëngjes sesa në mbrëmje.

3.Thonjtë e duarve dhe këmbëve

E keni menduar ndonjëherë se sa kohë i duhet thoit të gishtave të dorës dhe të këmbës, që të rriten nga baza në majë? Nëpër duar keni shumë kohë:ky proces zgjat plot 6 muaj.

4.Sinestezia

A keni parë ndonjëherë ngjyrën jeshile, dhe të jeni ndier sikur po përtypni në tufë me bar? Nëse po, mund të keni përjetuar një gjendje të quajtur sinestezi, ose mbivendosja e shqisave. Pra disa njerëz mund të shijojnë fjalë, dhe të “dëgjojnë” ngjyra.

5.Koefiçenti i inteligjencës

A jeni një tip që ëndërroni shumë gjatë natës? Nëse po, jeni me shumë fat! Një studim, ka arritur në përfundimin se sa më i madh është koefiçenti juaj i inteligjencës, aq më shumë do të ëndërroni gjatë gjumit.

6.Acidi i stomakut

Nuk po ju sfidojmë që ta provoni këtë në shtëpi, pasi mund të jetë tepër e rrezikshme. Por është e provuar që acidi që ndodhet në stomakun e njeriut, është aq i fortë sa të tretë edhe briskun, që është prodhuar nga çeliku. 

7.Fshikëza

A ju ka ndodhur që të urinoni ndonjëherë për një kohë vërtet të gjatë? Kjo ndodh për shkak se fshikëza juaj ka qenë ndoshta shumë e mbushur. Në fakt, një fshikëz e mbushur plot, besohet të jetë afërsisht e njëjta madhësi sa një top bejsbolli.

8.Nuhatja 

Hunda e njeriut mund të dallojë 50.000 aroma të ndryshme. Kjo është arsyeja pse ne shpesh mund të kujtojmë aroma nga e kaluara jonë, gjë që na kthen për disa momente pas në kohë.

9.Gudulisja 

Të gjithë e duam një kruarje apo një gudulisje të mirë pas shpinës, apo jo? A e keni provuar ndonjëherë edhe vetë, dhe keni dështuar? Dhe kjo e ka një shpjegim: është e pamundur që një njeri të gudulisë veten.

10.Qelizat

Njerëzit në thelb janë mutacione. Rreth 90 përqind e qelizave në trupin tonë, nuk janë me origjinë “njerëzore”, përkundrazi ne jemi kryesisht baktere dhe kërpudha. 

Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Historia e vërtetë e Spartakut, gladiatorit që drejtoi revoltën më të madhe të skllevërve në histori

Publikuar

-

Spartaku drejtoi jo vetëm një revoltë të madhe të skllevërve, ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz në shekullin I Para Krishtit, por ai e mposhti vazhdimisht Romën në beteja. Por ende sot motivimet e tij, janë subjekt i debateve midis historianëve. A ishte ai një hero rebel – siç e cilëson legjenda urbane- një grabitës i shkujdesur, apo që të dyja bashkë?

Gjithçka që dime mbi Spartakun, na vjen nga burime të dorës së dytë apo edhe të dorës së tretë, nga historianë të lashtë që kanë lindur disa dekada pas vdekjes së tij në vitin 71 Para Krishtit. Dhe që nga kohërat e lashta, ai është mitizuar gati nga të gjithë. Po kush ishte në fakt Spartaku?

Para se udhëheqësi rebel të drejtonte njerëzit e tij anëmbanë Italisë, dhe të shkatërronte pa mëshirë legjionet romake, ai ishte thjeshte një djalë si gjithë të tjerët. 

Sipas historianëve antikë, Spartaku lindi në Thrakë, rajon që shtrihet sot në një pjesë të Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë. Pas Luftës së Tretë të Maqedonisë në shekullin II Para Krishtit, shumë thrakë u dërguan më dhunë në Itali, ku u shitën si skllevër. Mes tyre ishte edhe Spartaku.

Sipas historianit grek Apiani nga Aleksandria, që jetoi në shekullin II Pas Krishtit, Spartaku ishte në fillim një ushtar romak, por u burgosur dhe u shit tek një fisnik që zotëronte një arenë gladiatorsh në Kapua, një qytezë afër qytetit të Napolit. Në vitin 75 Pas Krishtit, gati 150 vjet pas vdekjes së Spartakut, historiani romak Plutarku shkroi se Spartaku rezistoi shumë kohë përpara rebelimit të tij si skllav. 

Ai rrëfen se kur u dërgua për herë të parë në Romë për t’u shitur, një gjarpër iu mbështoll rreth kokës kur Spartaku ishte në gjumë. Gruaja e tij, që vinte nga i njëjti fis, dhe ishte një profete, që njihte si zot Dionisin, tha se kjo shenjë do të thoshte që ai do të kishte një fuqi të madhe dhe të tmerrshme, që do ta çonte drejt një fundi tragjik.

Në Capua, Spartaku u detyrua të ndeshej si gladiator nën tutelën e Lentulus Batiatus. Në një moment ai vendosi të revoltohet. Sipas Plutarkut, rebelimi i skllevërve nisi me 78 njerëz që ishin të armatosur vetëm me disa thika kuzhine. Në vitin 73 Para Krishtit, ky grup gladiatorësh të fuqishëm, vendosi të rrezikojë gjithçka për të rifituar lirinë.

Pasi neutralizuan rojet, ata u arratisën. Fillimisht u ndeshën me një karvan udhëtarësh, të cilëve u grabitën armët që kishin me vete dhe arin. Më pas rebelët u nisën drejt shpateve të malit Vezuvit, duke plaçkitur fshatrat përreth, duke ndarë mallin me të tjerët, dhe duke mbledhur gjithnjë e shumë burra gjatë rrugës.

Në fillim Roma, nuk mendonte se një bandë skllevërish, të paraqesin ndonjë kërcënim serioz për të. Ata dërguan Gaius Glaberin që të merrej me këtë çështje. Duke e nënvlerësuar situatën, nuk i dhanë atij as një legjion të plotë ushtarësh. Glaber dhe 3.000 ushtarët e tij bllokuan rrugën e vetme prej nga ku Spartaku dhe njerëzit e tij, mund të largoheshin. 

Por rebelët përdorën degët e hardhive dhe të pemëve, ndërtuan shkallë dhe zbritën faqen shkëmbore, duke sulmuar romakët pas shpine. Pasi shpartalluan me shpejtësi ushtrinë e Glaberit, ata mposhtën shumë shpejt edhe legjionin e Publius Variniusit, me ushtrinë e tij prej 2.000 vetësh.

Këto fitore, bënë që rreth skllevërve, të mblidhen shumë njerëz. Shumë shpejt ushtria e Spartakut arriti në më shumë se 70.000 njerëz. Por Spartaku nuk ishte mendjekthjellët. I vetëdijshëm se nuk kishte asnjë shans të mposhtte të gjithë ushtrinë perandorake të Romës, ai hoqi dorë nga luftimet dhe synoi të rrikthehej në shtëpi. 

Ai dhe njerëzit e tij synuan të udhëtonin drejt veriut, të kapërcenin malet Apenine, të kalonin Alpet, dhe të ktheheshin në tokat e tyre të lindjes në Thrakë dhe Gali. Që të mbronte njerëzit, ai e ndau ushtrinë e tij në dy grupe. Gjysma e ushtrisë, e përbërë nga fiset gale dhe ato gjermanike, ndoqi ish-gladiatorin Kriksus, krahun e djathtë të Spartakut. 

Pjesa tjetër, kryesisht thrakas, ndoqën Spartakun. Megjithëse plani i tij ishte që të rikthehej sa më parë shtëpi, shumë nga burrat e tij kishin plane të ndryshme. Sipas Plutarkut, të mashtruar nga suksesi i tyre, ata vazhduan të shkatërrojnë Italinë. Ndaj senati romak, dërgoi gjeneralin Markus Krasusin që të shtypte rebelimin, duke i vënë në dispozicion 10 legjione.

Kur Spartaku dhe njerëzit e tij u mundën, 6.000 njerezit e tij u kryqëzuan gjatë rrugës që lidh Kapuan dhe Romën, si një leksion për të gjithë rebelët e mundshëm. Ai vetë mbijetoi dhe vazhdoi të udhëtonte drejt veriut. Më pas ndërroi mendje dhe u rikthye në jug drejt Siçilisë. Ai shpresonte të pushtonte ishullin, ku skllevërit ishin revoltuar 3 herë në 70 vitet e fundit. 

Ai planifikoi të shkonte në Siçili me një flotë me anije piratësh, por piratët e mashtruan. Ata morën paratë dhe u larguan para se rebelët të hipnin në anije. 

Spartaku u detyrua të stacionohej përkohësisht në gadishullin e Rhegiumit, në jug të Italisë, për të planifikuar veprimin e tij të radhës. Pas disa ditësh aty u ndesh me Krasusin, ku sllevërit pësuan një humbje të rëndë. Kjo humbje mbolli përçarje në radhët e rebelëve. Spartaku mendohej se gjeti vdekjen në betejën e fundit të rebelëve, edhe pse trupi i tij nuk u gjet kurrë.  

Disa historianë e shohin Spartakun si një rebel egoist, që i çoi njerëzit e tij drejt asgjesimit për shkak të egos së tij të tepruar, duke e shkatërruar ndërkohë Italinë e kohës. Të tjerët nuk bien dakord me këtë pikëpamje, dhe e shohin atë si një figurë frymëzuese që drejtoi mijëra njerëz të thjeshtë kundër Perandorisë Romake. Tek e fundit, Spartakus drejtoi revoltën më të madhe të skllevërve në Romën antike, revolta që kujtohet edhe sot e kësaj dite.

Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: