LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta/ Zv.kryeministrja: Nëse rrisim buxhetin për arsimin do ngrihen taksat

17 Dhjetor 2018, 18:16, Aktualitet CNA
Protesta/ Zv.kryeministrja: Nëse rrisim buxhetin për arsimin do

Zv.kryeministrja, Senida Mesi në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se është e pamundur që 5% e buxhetit t?i kalojë arsimit.

Senida Mesi deklaroi se nëse do  bëhet një ndryshim i tillë në buxhet do të çonte në rritje direkte të taksave.

?Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të ulemi me studentët që t?i bëjmë ata të kuptojnë, ne nuk themi se është e parealizueshme, por që është e parealizueshme të bëhet në moment.Nëse do bëjmë këtë gjë i bie të rrisim taksat që ne si qeveri nuk e duam.?-u shpreh ajo.

Gjatë  fjalës së saj Mesi theksoi se ky ndryshim nuk mund të bëhet në mënyrë të menjëhershme, pasi ka të bëjë me lëvizje me shifra të larta.

?E rëndësishme është dialogu, pasi 5% duket pak në krahasim me 3.15% që është aktualisht, por nëse flasim me shifra i bie që nga 390 milionë euro që janë sot të shkojmë në 5% që i bie të shtojmë edhe 260 milionë euro buxhet vetëm për arsimin.?-tha zv.kryeministrja./CNA.al

/CNA.al

Lajmet e fundit nga