LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokuroria e Tiranës lëshon urdhër arreste për tre policë

17 Dhjetor 2018, 10:19, Aktualitet CNA
Prokuroria e Tiranës lëshon urdhër arreste për tre

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër arreste për tre policë në zonën e Laprakës.

Nga të dhënat e para mësohet se urdhër arrestet janë lëshuar, pasi ata u merrnin para shitësve ambulantë.

Emrat e policëve të arrestuar janë, Eduart Dafku, Hekuran Rrafmani dhe Nuredin Doçi.

Nga hetimet ka rezultuar se këta efektivë lejonin tregtarët ambulantë të zinin trotuaret duke u marrë nga 500 lekë çdo ditë. Hetimet e nisura pas kallëzimit të vetë tregtarëve.

Lufta kundër informalitetit që aq shumë u trumbetua nga ana e qeverisë Rama duket se është katandisur në gjoba 500 lekëshe për hallexhinjtë dhe të pamundurit.

Lajmet e fundit nga