Connect with Us

Ktheu në Kuvend Buxhetin 2019/ Erjon Braçe akuza Metës

Aktualitet

Ktheu në Kuvend Buxhetin 2019/ Erjon Braçe akuza Metës

Publikuar

-

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka komentuar vendimin e presidentit Meta për të rikthyer në parlament ligjin për Buxhetin 2019.

Braçe e ka cilësuar si vendim politik dekretin e Metës, ndërsa shton se nuk ka asnjë argument kushtetues.

“Ligji nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, u kthye për rishqyrtim disa ditë më parë nga ana e presidentit Meta.

LEXO EDHE:  Përgjimet e antimafias italiane/ Klodiana Lala ‘shënjestron’ SPAK: Përse nuk hetohet Meta dhe Veliaj?

Kreu i shtetit argumentoi se vendimi u mor duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasja në Vlorë/ Klodiana Lala i kërkon “llogari” policisë, për personin e tretë që ndodhej në makinë

Publikuar

-

Nga

Arrestimet e bujshme nga SPAK/ Lala: Avokati tha kam humbur çelësat e shtëpisë, RENEA shpërtheu derën

Mbrëmjen e djeshme gazetarja Klodiana Lala dha detaje për vrasjen në Vlorë  ku humbi jetën Bledar Bircaj.

Lala konfirmoi se në makinë gjatë atentatit ndodhej një tjetër person, 20-vjeçar, kushëri i 40-vjeçarit Bledar Birça. Ndërkohë ditën e sotme, Lala ka ngritur disa pyetje lidhur me këtë person. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lala kërkon transparencë nga ana e policisë.

“Kush eshte personi i trete qe ndodhej ne makinen qe drejtohej nga Bledar Bircaj, 40-vjecari qe u ekzekutua ne Vlore? E zbulova qe ne automjet ishte nje tjeter person pas insistimit te kolegut Balla ne emision mbremjen e se martes. Perse policia e Vlores e fshehu kete fakt? Cfare fshihet pas?
Kush eshte ky njeri? Thjeshte nje 20 vjeçar i tronditur qe nuk thote asgje per ngjarjen?
Cfare fsheh tjeter policia ne lidhje me kete ngjarje? Si eshte e mundur qe asnje zyrtari policie si kujtohet emri i ketij pasagjeri qe plumbat e falen? Pres qe te policia te na sqaroje, te beje transparence.
Eshte detyrim ligjor i saj”, shkruan Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shfrytëzonin bar-kafen për prostitucion/ Policia vë në pranga katër persona

Publikuar

-

Nga

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga katër persona për prostitucion. Mësohet se shtetasit me iniciale R. C., 35 vjeç, M. K., 34 vjeçe, E. Z., 36 vjeçe dhe M. S., 17 vjeçe shfrytëzonin një bar-kafe dhe hotel në Tushemisht.

Mes tyre ka qenë edhe pronari dhe administratorja e hotelit. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasja M. K. nuk kishte kryer regjistrimin e subjektit pranë organeve tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Fshehja e të ardhurave”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Covid-19/ Pse njerëzit po heqin dorë nga doza e dytë e vaksinës

Publikuar

-

Nga

Deri më 5 maj, 249 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 u administruan në Shtetet e Bashkuara. Sipas të dhënave zyrtare, 107 milionë persona janë vaksinuar plotësisht (me dy doza të vaksinave të Pfizerit dhe Modernas ose me një dozë të vaksinës së kompanisë Johnson & Johnson), që përbën 32.3 për qind të popullsisë së përgjithshme të SHBA-së.

Megjithatë, Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes (CDC), kohët e fundit kanë raportuar se afërsisht 8 për qind e personave që marrin dozën e parë në SHBA, nuk e marrin dozën e dytë të vaksinës. Kjo ka ngritur shqetësimin se shmangia e marrjes së dozës së dytë do të pamundësojë që SHBA-ja të arrijë imunitetin e tufës. Përse?

Për të dy vaksinat që përdoren në SHBA, ajo e Pfizer/BioNTech dhe Moderna, është e nevojshme që të merren dy doza me qëllim që të arrihet imunizimi dhe mbrojtja maksimale kundër koronavirusit.

Anthony Fauci, drejtor i Institutit kombëtar në SHBA për Alergji dhe Sëmundje Infektive, kohëve të fundit ka lënë të kuptohet se një dozë e vetme e vaksinës mund të mos sigurojnë imunitetin e kërkuar për mbrojtje nga COVID-19, në krahasim me vaksinimin e plotë, përmes dy dozave.

“Kur shikoni nivelin e mbrojtjes pas një doze mund të thoni se është 80 për qind, por disi një 80 përqindësh i dobët”, deklaroi Fauci në fund të prillit. “Kur merrni vetëm një dozë, ngrihet pyetja se sa do të zgjasë imuniteti?”.

Për shkak se variantet e reja të koronavirusit po dalin të jenë më problematikë edhe për personat që janë vaksinuar plotësisht, Fauci shtoi se një dozë e vetme e vaksinës, mund të ofrojë më pak mbrojtje ndaj varianteve të reja të sëmundjes COVID-19.

“Ju jeni në një situatë të dobët nëse nuk keni efekt të plotë të vaksinës”, shtoi Fauci.

Pse po shmanget doza e dytë?

LEXO EDHE:  Meta është i martuar me Berishën, por ka dashnore Ramën

LEXO EDHE:  Përgjimet e antimafias italiane/ Klodiana Lala ‘shënjestron’ SPAK: Përse nuk hetohet Meta dhe Veliaj?

Nuk është e pazakontë që njerëzit të mos e marrin dozën e dytë të vaksinës, thonë ekspertët shëndetësorë. Ata kanë dhënë disa shembuj nga vaksinimet në të kaluarën – shkalla e shmangies së dozës së dytë për infeksionin herpes zoster, ishte rreth 26 për qind në mesin e përdoruesve të Medicare (sigurimi shëndetësor në SHBA), thuhet në një analizë të kryer nga Fondacioni Kaiser Family.

“Unë shqetësohem për çdo person që nuk vjen ta marrë dozën e dytë, dhe realisht unë kam menduar se do të ketë më shumë njerëz që do ta shmangnin marrjen e dozës së dytë”, tha për CCN, doktoresha Leana Wen.

“Bazuar në atë që dimë për vaksinat, shmangia e dozës së dytë mund të bëhet për shumë arsye”, shtoi ajo.

Një nga arsyet që mund të çojë që një numër relativisht i madh i njerëzve në SHBA të mos e marrin dozën e dytë të vaksinës, mund të jetë e natyrës administrative, pasi autoritetet ende nuk i kanë përpunuar të dhënat për vaksinimet dhe nuk kanë krijuar një sistem të unifikuar për këtë çështje.

CDC-ja shprehet se numri i njerëzve që nuk e morën dozën e dytë është rreth pesë milionë (nga numri i përgjithshëm i vaksinave të administruara në SHBA deri më 5 maj, që është 249 milionë doza). Sidoqoftë, tani për tani, shifra e saktë e kësaj nuk mund të dihet sepse mund të ndodhë që një person të marrë dy dozat e vaksinës në vende të ndryshme – shembull, dozën e parë ta marrë në një klinikë shtetërore e dozën e dytë në një klinikë lokale – dhe të dhënat për marrjen e të dy dozave mund të mos regjistrohen në një bazë të të dhënave, tha një zëdhënëse e CDC-së. REL

LEXO TE PLOTE