LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korrupsioni dhe pastrimi i parave/ KE ultimatum qeverisë

17 Dhjetor 2018, 19:03, Aktualitet CNA
Korrupsioni dhe pastrimi i parave/ KE ultimatum qeverisë

Këshilli i Europës i ka kërkuar vendit tonë të luftojë akoma më shumë pastrimin e parave dhe të konfiskojë pasuritë e të gjithë personave që i kanë siguaruar ato nga krimi i organizuar.

N ë raportin e ?Moneyval? thuhet se KE e ka vendosur Shqipërinë në listën e vendeve me mbikëqyrje të thelluar për pastrim parash.

?Korrupsioni përbën një risk të madh për pastrim parash në Shqipëri, që shpesh është i lidhur me krimin e organizuar. Autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë risk, por deri tani, zbatimi i ligjit i ka dhënë vëmendje të kufizuar targetimit të parave që vijnë nga korrupsioni?.-thuhet në raport.

Autoriteti që merret me luftën kundër pastrimit të parave në vendin tonë është Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave.

?Moneyval? bën me dije se kjo drejtori përdor një sërë burimesh informacioni, mbi bazën e të cilave kryhen shumë hetime për pastrim parash.

Deri më tani këto hetime kanë prodhuar pak rezultate konkrete edhe për shkak të punës së dobët nga organet e drejtësisë.

Nga të dhënat e pesë viteve të  fundit, mësohet se asetet e konfiskuara nga aktivitetet kriminale nuk janë në përpjestim me nivelin e kriminalitetit në vend.

Për këtë arsye KE i ka bërë kërkuar qeverisë që të forcojë luftën kundër pastrimit të parave dhe financiamit të terrorizmit./CNA.al

Lajmet e fundit nga