Connect with Us

Horoskopi i ditës, 17 dhjetor 2018

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 17 dhjetor 2018

Publikuar

-

Horoskopi i ditës, 13 nëntor 2020

Dashi

Dashuria: Sot ju do të përjetoni një situatë të çekuilibruar, vëmendje ndaj ndryshimeve të humorit. Do të keni çdo mundësi për t’u kthyer në rrugën e duhur dhe të përqendroheni te dashuria. Nëse jeni vetëm, mund të ndjeheni pak melankolik, por ju nuk do të tërhiqeni.

Puna: Një ditë plot me probleme të vogla në sferën profesionale.

Demi

Dashuria: Kaloni më shumë kohë me personin që e doni nëse nuk doni të humbni emocione të caktuara. Sot është dita e përkryer për të formuar ëndrrat, për të bërë një projekt të madh. Beqarët do të ndjejnë nevojën për të mbyllur shtigjet e së kaluarës dhe për të filluar rrugë të reja.

Puna: Hëna dhe Marsi ju ndihmojnë në të gjitha situatat që kërkojnë veprime për tu realizuar.

Binjakët

Dashuria: Ju do të shihni nga mëngjesi se gjërat nuk janë shumë mirë dhe përpjekjet janë pak të përdorshme. Disa hije rrinë pezull mbi marrëdhënien në çift. Beqarët nuk duhet të mashtrohen nga emocionet, përndryshe ata do të rrezikojnë të humbasin ekuilibrin e tyre.

Puna: Në mes të papriturave dhe pengesave do të gjeni një mënyrë për të rregulluar një pyetje pune.tregohuni të vëmendshëm!

Gaforrja

Dashuria: Ditë magjike për dashurinë, ju do të përjetoni një sensualitet të jashtëzakonshëm dhe dialogu me partnerin/en është i përsosur. Disa beqarët do të ndjejnë një dëshirë të fortë për të përjetuar emocione të reja dhe do të ndalen në asgjë!

Puna: Hëna në shenjë ju jep kthesa të rëndësishme në profesion. Rezultatet janë të dukshme dhe nuk lënë asnjë dyshim!

Luani

Dashuria: Qielli i sotëm është mjaft i favorshëm dhe inkurajon ecurinë e çifteve. Jeta e dashurisë vazhdon të jetë gjithnjë e më e habitshme. Zemrat e vetmuara do të duhet të punojnë shumë për të tërhequr persona të rinj, por më mirë vazhdoni me kujdes.

Puna: Yjet janë të favorshëm për projektet tuaja ekonomike dhe sinjalizojnë një moment të artë për të përfunduar negociatat fitimprurëse.

Virgjëresha

Dashuria: Një moment i përshtatshëm për qartësi në një çështje që ju ka përfshirë në një kohë të vështirë. Nëse është çështje e zemrës, gjeni fjalët e duhura për t’u marrë me partnerin/en pa dëmtuar lidhjen. Beqarët do të kenë disa mendime mbi kokat e tyre dhe pak kohë për t’i kushtuar dashurisë.

Puna: Nëse doni të arrini qëllime të caktuara në punë, ju duhet të përvishni mëngët dhe të mos ecni me ëndërrime.

Peshorja

LEXO EDHE:   Horoskopi i ditës, 2 prill 2018

Dashuria: Ju po kaloni një fazë veçanërisht të frytshme për dashurinë, prandaj përpiquni të qëndroni më pranë të dashurit/ës tuaj që ju ka nevojën tani më shumë se kurrë. Beqarët mund të përfitojnë nga ky moment i favorshëm për të filluar flirta të reja.

Puna: Ju jeni ekzagjeruar me ritmet e punës, duhet të bëni një pushim. Shtyni angazhimet më pak urgjente!

Akrepi

Dashuria: Kush ka përjetuar një krizë dashurie ose tensione nga pikëpamja e dashurisë sot do të jetojë një situatë të pasigurt, të vendosur midis arsyes dhe ndjenjave. Beqarët do të duhet të lënë mënjanë krenarinë e tyre nëse ata duan të bëjnë për vete një person shumë të veçantë.

Puna: Nga pikëpamja e biznesit ju jeni pak të zhgënjyer, ata që morën shpërblimet nuk ishin të kënaqur.

Shigjetari

Dashuria: Disa lajme të mira mund ta bëjnë figurën e dashurisë edhe më të bukur: nëse jeni çift mund të mendoni të zgjeroni familjen! Ndryshimet priten për beqarët, ju mund të shpresoni për një përgjigje që ju prisni për një kohë të gjatë ose në kthimin e një ishi.

Puna: Të ardhurat ekonomike janë në rritje. Sot do të jetë një ditë produktive për të gjithë shigjerët.

Bricjapi

Dashuria: Hëna dhe Neptuni shqetësojnë gjendjen tuaj dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni të nënshtruar. Merrni mjetet e nevojshme, dilni dhe kënaquni, gjithashtu do t’i jepni shtysë marrëdhënies në çift. Lajm i mirë për beqarët, dikush do të thyejë zemrën tuaj dhe do të ndieni emocione!

Puna: Mbajini sytë hapur në vendin e punës: dikush mund të përpiqet të vendosë shkopinj në rrota!

Ujori

Dashuria: Yjet janë në anën tuaj dhe ju lejojnë të rikuperoni humorin e mirë dhe interes në kënaqësitë e jetës. Dashuria ju kënaq nga çdo pikëpamje. Disa beqarë do të jenë në gjendje të takojnë personin që ka pritur prej disa kohësh.

Puna: Pasionet tuaja së shpejti mund të jenë shumë të dobishme në vendin e punës. Kombinoje biznesin me kënaqësi.

Peshqit

Dashuria: Nëse keni ëndrra, ambicie për të arritur, sot yjet ju ofrojnë mundësi të mira! Ju jeni pozitiv dhe optimist dhe nga harmonia juaj do të përfitojë dashuria. Nëse jeni vetëm do të keni shumë mundësi për të gjetur personin e zemrës.

Puna: Do të jeni të kthjellët dhe të vëmendshëm, të aftë të përqendroheni te gjërat e rëndësishme. Kjo do t’ju lejojë të bëni më shumë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nisma e mazhorancës për shkarkimin e Metës/ Bushati: Presidenti duhet të jetë i Shqipërisë, jo i partisë

Publikuar

-

Nga

Nisma e mazhorancës për shkarkimin e Metës/ Bushati: Presidenti duhet të jetë i Shqipërisë, jo i partisë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati  ka komentuar mbi nismën e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, duke u shprehur se ai ka shkelur  Kushtetutën. Në një intervistë për Frontline Bushati deklaroi  se ka ardhur koha që Meta të mos jetë president i një partie , por i gjithë Shqipërisë.

“Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën, është marrë me politikë, ka përdorur gjuhë të papërshtatshme. Jemi të gjithë të unifikuar në vendimin tonë për të shkarkuar Presidentin Meta. Duhet të vendosim një precedent që ai që duhet të jetë President i Shqipërisë nuk është vetëm interes, por edhe sakrificë. Nuk duhet të merresh me politikë, duhet të jesh i paanshëm.

Historia ka treguar që të jesh President i shqiptarëve nuk është privilegj. Ne menduam që do të ishte një njeri që do ia kthente Shqipërisë në të mirë atë që kishte marrë nga politika. Partia e familjes Meta është tkurrur zgjedhje pas zgjedhjeve, aq më shumë tkurrej partia aq më e vështirë bëhej gjuha e presidentit. Ka ardhur koha që Presidenti duhet të jetë presidenti i të gjithë shqiptarëve, jo i një partie.”, u shpreh Bushati.

Më tej, deputeti i PS ka sqaruar se retorika e ashpër për vrasje dhe prerje duarsh e përdorur nga Meta kanë bërë që mazhoranca të jetë e vendosur për të shkuar deri në fund nismës për shkarkimin e tij nga posti i presidentit. Ai shton se kërkesa e tyre është brenda afateve ligjore.

“Ne kemi pasur reagimet tona personale, politike, për mendimin tim akte si ai i revoltimit në një zyrë të një partie ku Presidenti doli nga vetja ishte një pikë kthimi. Më e rënda ishte disa ditë para zgjedhjeve, metafora për sfurqet, sëpatat, apo Vlora bëja fora, do të marrim armët. Disa terma që në orën 12 të drekës të largosh fëmijët nga televizori. Unë një natë, im bir më pyet, babi pse nuk e arreston policia këtë burrin që i gjuan policit.

 Po sepse është presidenti i thashë, më tha po pse presidenti nuk arrestohet. Nuk dija ç’ti thoja. Duke ditur sjelljen e presidentit. Presidenti ka të njëjtën shqetësim, për të pritur krahët. Patjetër që janë brenda afateve ligjore. Me hapjen e sesionit dhe mbledhjen e parë në seancën plenare, është lëvizur shpejt për të bërë këtë lëvizje. E gjitha ka qenë shumë e shpejt, duke parë edhe atë që ka ndodhur herën e parë me Presidentin Meta.”, përfundoi ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i Komisionit të Ligjeve që shoqëron vendimin për propozimin e ngritjes së Komisionit Hetimor

Publikuar

-

Nga

Raporti i Komisionit të Ligjeve që shoqëron vendimin për propozimin e ngritjes së Komisionit Hetimor

Sot Komisioni i Ligjeve miratoi vendimin për ti përcjellë seanceës plenare propozimin për ngritjen e një Komisioni Hetimor për të analizuar shkeljet e Presidentit dhe vlerësimin e tyre ne raport me vijimin e procedurave të shkarkimit.

Sipas Komisionit të Ligjeve:

“Aktet e Presidentit konsistojnë në sjellje dhe në mesazhet e tij publike në kundërshtim me parimin e unitetit të popullit, të papajtueshme në cilësinë e kreut të shtetit, të cilat nuk përkojnë me rolin e tij përfaqësues dhe ekuilibrues në jetën e vendit.

Në abuzim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, si dhe në kushtet e shkeljes së rëndë dhe flagrante të Kushtetutës, Presidenti para, gjatë dhe pas periudhës së fushatës zgjedhore të vitit 2021, si dhe në ditën e heshtjes zgjedhore, me veprime, sjellje dhe mesazhe të dhëna në publik nuk ka garantuar unitetin kombëtar, nuk ka moderuar konfliktin politik, po përkundrazi, e ka nxitur atë me terma të tillë, që si pasojë kanë sjellë edhe organizime të ndryshme në publik, të cilat në fakt nxisnin dhunë, urrejtje, e deri edhe situata vetëgjyqësie .
Deklaratat e mesazhet e intensifikuara të Presidentit, që qartazi favorizonin parti opozitare, e njëkohësisht denigronin maxhorancën, cenuan rëndë barazinë e konkurrimit politik dhe shkelën paanësinë politike, që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës.
Mesazhet e dhëna nga ana e Presidentit, qoftë në rrjetet sociale, qoftë në të gjitha burimet e informacionit, në media, në televizione apo në shtypin e shkruar e që më pas janë shpërndarë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit, me etiketime të Presidentit ndaj figurave të larta shtetërore, si Kryeministri, deputetë, drejtues politikë të maxhorancës në qarqe të caktuara, mesazhe denigruese ndaj përfaqësuesve të lartë të misioneve diplomatike në Shqipëri, të cilët janë cilësuar nga Presidenti si persona të shitur apo të blerë nga maxhoranca e Kryeministri, kanë ulur besueshmërinë e Presidentit si përfaqësues i unitetit të kombit, si një entitet unik që ka në funksionin e vet promovimin e imazhit dhe reputacionit të kombit të tij, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Të publikuara e të shpërndara edhe në media të huaja, këto mesazhe kanë cenuar rëndë të drejtat kushtetuese të individëve, imazhin dhe reputacionin e vendit, si dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Shqipërisë , me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas kërkesës së deputetëve të gjitha aktet e kryera nga Presidenti janë në kundërshtim edhe me detyrimet ligjore për etikën e funksionarit të lartë shtetëror, e njëkohësisht denigrojnë edhe vetë figurën e institucionit të Presidentit.
Kështu, një nga argumentet që paraqitet në kërkesë, përveç shkeljeve të Kushtetutës, që radhiten këtu, ka të bëjë edhe me vlerësimin për të rikthyer në ligjshmëri institucionin e Presidentit . Këtu nuk është vënë theksi vetëm te deklaratat e Presidentit, të cilat kanë cenuar paanësinë politike dhe kanë qenë shkelje e parimit të unitetit të popullit, por edhe në faktin tjetër, se me këto deklarata, me këto akte, me këto sjellje, është denigruar edhe figura e institucionit të Presidentit të Republikës, pavarësisht se kush e mban atë detyrë.
Sipas kërkesës së deputetëve, Presidenti ka shkelur detyrimet kushtetuese, që burojnë nga neni 83 i Kushtetutës, që konkretisht ka të bëjë me formulën e betimit, e në këtë formulë ka detyrime kushtetuese, që Presidenti është betuar t’u qëndrojë besnik që në ditën e parë të marrjes së detyrës. Sjelljet dhe aktet e Presidentit janë në kundërshtim me parashikimet e dispozitave të Kushtetutës, konkretisht nenet 82, 89 dhe 94, dhe kështu përbëjnë shkaqe nga ato që parashikohen shprehimisht në nenin 90 , paragrafi 2 i Kushtetutës, që legjitimojnë shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin nga detyra të Presidentit sipas procedurave që parashikohen në nenin 112 të Rregullores së Kuvendit.
Për sa më sipër, relatorja vlerësoi se nga pikëpamja procedurale formale, kërkesa është e paraqitur në përputhje me nenin 90, pika 2 të Kushtetutës dhe me nenin 112 të Rregullores së Kuvendit, ndërsa nga pikëpamja substanciale legjitimohet fillimi i procedurës së shkarkimit të Presidentit për sa kohë bëhet fjalë për një nga shkaqet që parashikon Kushtetuta për shkarkimin e Presidentit që konsistojnë në shkelje të rënda kushtetuese . Të gjitha këto, në gjykimin e saj si relatore, janë të tilla që i japin udhë vijimit të procedurës për shkarkimin e Presidentit.”

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 6 shtator 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 19 nëntor 2020

Do hetojnë shkeljet e Metës/ Kush janë anëtarët e Komisionit Hetimor

Publikuar

-

Nga

Kërkesa e PS-së për shkarkimin e Metës/ Zëri i Amerikës: Ka dy pikëpyetje

Zbulohen anëtarët e Komisionit të ri Hetimor që do të shqyrtojnë shkeljet e presidentit Ilir Meta, për të cilin mazhoranca ka nisur sërish një nismë shkarkimi.

Mësohet se kryetar i Komisionit Hetimor do të jetë Alket Hyseni, ndërsa afati i punës pritet të jetë një muaj.

Ndërkohë bëhet me dije se opozita parlamentare në këtë komisioni do të përfaqësohet nga kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi dhe deputetët Halil Jakimi e Arlind Çaçani.

Kujtojmë se sot Komisioni i Ligjeve miratoi vendimin për ti përcjellë seancës plenare propozimin për ngritjen e një Komisioni Hetimor.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 6 shtator 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 3 tetor 2017

Sipas Komisionit të Ligjeve, aktet e Presidentit konsistojnë në sjellje dhe në mesazhet e tij publike në kundërshtim me parimin e unitetit të popullit, të papajtueshme në cilësinë e Kreut të Shtetit, të cilat nuk përkojnë me rolin e tij përfaqësues dhe ekuilibrues në jetën e vendit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE