LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Studentët tubim masiv para Kryeministrisë

17 Dhjetor 2018, 11:05, Aktualitet CNA

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, studentët sot janë mbledhur në një tubim masiv para Kryeministrisë.

Ashtu sikur edhe dje, ata i bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të pranishëm në këtë protestë paqësore. Rreth orës 09:00 studentët nisën të mblidhen nëpër fakultetet e tyre, ndërsa kanë gjetur forma të veçanta, duke vendosur shirita apo dhe zinxhirë nëpër dyert e këtyre institucioneve, për të pezulluar kështu mësimin.

Studentët kanë refuzuar sërish kërkesën e kryeministrit Rama për dialog, duke paralajmëruar se protesta do të përshkallëzohet deri në grevë urie, nëse nuk plotësohen të gjitha pikat e kërkesës së tyre./ CNA.al

Lajmet e fundit nga