Connect with Us

“E duam Shqipërinë, pa Ramën”/ Banorët e Unazës së Re vazhdojnë protestën

Aktualitet

“E duam Shqipërinë, pa Ramën”/ Banorët e Unazës së Re vazhdojnë protestën

Publikuar

-

Protesta e banoreve te astirit

Edhe gjatë pasdites së sotme banorët e Unazës së Re, janë ngritur sërish në protestë.

Prej gati  dy muajsh, ata janë duke protestuar kundër prishjes së banesave të tyre, në kuadër të projektit të “Unazës së Madhe”.

‘O Edvin diarre, këtu i thonë Unaza e Re’, ‘Qeveri hajdute’, ‘Edvin hajdut, kazan, legen’, ‘E duam Shqipërinë, pa Edi Ramën’, këto ishin disa nga thirrjet e protestuesëve.

LEXO EDHE:  “Dhunë që nuk realizohet dot as nëpër filma”/ Balliu premton banorët e Astirit: Me letra pa letra, PD në pushtet do iu dëmshpërblejë

Ndërsa një  protestues tha se shembja e shtëpive të tyre nuk mund të ndodhë, ndërsa sipas tij këtë nuk e bën asnjë vend demokratik dhe se kjo gjë ndodh vetëm në Rusi./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Soreca “ultimatum” nga Vlora/ Të votohet marrëveshja e 5 Qershorit

Publikuar

-

Nga

Reforma në Drejtësi/ Soreca mesazh të fortë: T’i rezistojnë ndërhyrjeve politike

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca kërkon që Kuvendi të votojë paktin e 5 qershorit.
I pyetur për propozimet që miratoi dje Komisioni i Ligjeve për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve, Soreca tha se BE-ja e njeh rolin e parlamentit.

“BE e ka mirëpritur marrëveshjen e 5 qershorit. Tashmë është thelbësore që kjo marrëveshje të miratohet sa më shpejt. Marrëveshja parashikon dhe krijimin e komisionit qendror. Reforma zgjedhore është kusht kyç që të fillojnë negociatat. Pa këtë kusht Shqipëria nuk mund të fillojë konferencën e parë ndërqeveritare. Ky si kusht do përmbushur patjetër ndaj duhet bërë patjetër. Ne kemi parë disa propozime shtesë për kodin zgjedhor këto nuk janë pjesë e rekomandimit të OSBE-ODHIR-it. Ne e njohim rolin e parlamentit në lidhje me sistemin zgjedhor. Ne inkurajojmë palët të vazhdojë dialogun me të njëjtën frymë bashkëpununese që u tregua në marrëvshjen e 5 qershorit” tha Soreca nga Vlora./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia “tund” prangat/ Tetë të arrestuar në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Bien në prangat e policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. A., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 257 gr. lëndë e dyshuar cannabis sativa dhe 4 fidanë të dyshuar cannabis sativa.

N. H., 35 vjeç dhe Gj. Gj., 31 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shitje të lëndës narkotike të llojit heroinë, në rrugët “Kongresi i Lushnjës” dhe “Ylbere Bylykbashi”.

Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiali një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë, e ndarë në doza gati për shitje dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

LEXO EDHE:  Foto- Pamja e rrallë në Tiranën e vitit 1991/ Ja çfarë bie në sy

LEXO EDHE:  Ligji për Arsimin e Lartë/ Studentët gjejnë një formë të veçantë proteste

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. C., 52 vjeç, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës dhe bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

N. A., Gj. N. dhe O. P., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

E. M., 34 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar motoçikletën pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do përfundoni në kazanët e plehrave”/ Paralajmërimi i fortë për Ramën dhe deputetët e tij

Publikuar

-

Nga

“Do përfundoni në kazanët e plehrave”/ Paralajmërimi i fortë për Ramën dhe deputetët e tij

Deputeti Lefter Maliqi ka bërë sot një paralajmërim të fortë për kryeministrin Edi Rama dhe deputetët e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi shkruan se revolucioni demokrat është i pashmangshëm, ndërsa paralajmëron se deputetët shqiptarë do të kenë fatin e atyre në Ukrainë, që përfunduan në kazanët e plehrave, nëse vijojnë me lojën e ndryshimeve Kushtetuese.

“Fati i deputeteve si ne Ukrahine, ku populli i hodhi ne kazan plehrash…Revolucioni demokratik i pa shmangshem.

Parlamenti dhe bunkieri dy fortesat e diktatorit Rama.Populli duhet ti shemb dhe ti hap rrugen demokracise, zhvillimit ekonomik, sigurise dhe integrimit ne BE.

Parlamenti Shqiptar drejt degradimit. Nese marrezia e Ramziut shkon ne prishje te marreveshjes se 5 Qershorit ne Rezidencen Amerikane duke bere ndryshime Kushtetuese per prishjen e kualicioneve parazgjedhore do jete fundi i ketij Parlamenti te kapur.

Te ndalet marrezia e Ramziut sot nesër do jetë vonë.

Pushteti i tij personal eshte mbi gjithcka,nuk pyet as per marreveshje as per Kushtetutë as per rregulla Demokratike as per nderkombetaret.

LEXO EDHE:  “Dhunë që nuk realizohet dot as nëpër filma”/ Balliu premton banorët e Astirit: Me letra pa letra, PD në pushtet do iu dëmshpërblejë

LEXO EDHE:  Rikthehen tërmetet/ Lëkundje të forta në Tiranë

Krimi, korrupsioni,mbidozat e pushtetit, oligarket, bandat, ligësia, pabesia e kanë futur ne bunkierin e diktatorit dhe nuk iken nga pushteti pa i sjelle deme shkatërrimtare demokracise, ekonomise, politikes, sigurise dhe fateve te vendit.

Rama me pabesin e tij po shkaterron marreveshjen e 5 Qershorit ne Rezidencen Anerikane ne menyre tinzare te pabese sic shkaterroj Teatrin kombetar.Ka ardh momenti i shkaterrimit te tij perfundimtar dhe rindertimit te demokracise ne Shqiperi dhe te ardhmes ne BE.

Fati i aleances se qelbesirave, te mbetjeve dhe mbeturinave te paricikliueshme eshte ne kazanin e pelhrave si ne Ukrahine.

“Grushti” Gjerman kunder diktatorit dhe haxhiqamilisteve eshte mesazh i qarte per qytetaret: hidhini ne kosh qelebesirat qe ju kane zene rrugen per ne Europe,se ndryshe rruga eshte e mbyllur.”-shkruan Lefter Maliqi.

LEXO TE PLOTE