Connect with Us

Tarifa 100% ndaj Serbisë/ BE ultimatum Haradinajt: Ke kohë deri të hënën

Aktualitet

Tarifa 100% ndaj Serbisë/ BE ultimatum Haradinajt: Ke kohë deri të hënën

Publikuar

-

Bashkimi Europina i ka kërkuar Kosovës pezullimin e tarifave 100% të mallrave serbe.

Në letrën që BE i ka dërguar Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, shkruhet se këto tarifa dëmtojnë interesat e vendit dhe duhet të pezullohen me patjetër deri të hënën.

“Tarifat e reja dëmtojnë interesat ekonimike te Kosovës, pezulloni deri të hënën tarifën ndaj Serbisë.”-thuhet në letër.

Më tej si kompromis BE-ja ka ofruar zëvendësimin e emërtimit UMNIK me “Kosovën”. “Ofrojnë mes tjerash që emërtimi “UNMIK” në CEFTA të zëvendësohet me ‘Kosova'”.-shkruhet në letër./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Publikuar

-

Nga

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar kandidatin për qarkun e Vlorës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bëhet fjalë për Arjan Devollaj, biznesmen i suksesshëm në Gjermani dhe në Shqipëri.

“Mirë se vjen Arjan Devollaj!

Ndjehem i nderuar që arjan devollaj do të jetë pjesë e skuadrës sonë të kandidatëve për qarkun e vlorës.

Një djalë i ri dhe i realizuar vlonjat, biznesmen i suksesshëm në gjermani dhe në shqipëri, ai synon të japë kontributin e vet për projektin tonë politik, që synon ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin.

Arjan Devollaj, vlerë e shtuar e bindjes demokratike për Vlorën dhe Shqipërinë.”, shkruan Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Publikuar

-

Nga

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektihn pilot për numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka vendosur të ndryshojë zonat se ku do të aplikohet projekti pilot.

Sipas KQZ votimi dhe numërimi elektronik do të aplikohet në zonën e administrimit numër 40, në Njësinë Bashkiake nr.10 në Tiranë.

Kujtojmë që pak kohë më parë PD dhe PS patën përplasje sa i takon aplikimit të projektit pilot.

LEXO EDHE:  BE i dhuron 10 milionë euro Shqipërisë për të luftuar Covid

LEXO EDHE:  BE, nxehet debati për kuotat e emigrantëve

PD propozoi Korçën dhe Fierin, ndërsa PS bie deri diku dakord me PD për Korçën, por e propozon si Bashki dhe jo si qarku, teksa në anën tjetër propozon edhe Bashkinë e Tiranës, vetëm në disa Njësi Administrative të saj.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, KQZ ka regjistruar edhe koalicionin opozitar, “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Iu kërkoj votën sepse…”/ Kush është kandidati i pavarur i qarkut të Beratit

Publikuar

-

Nga

"Iu kërkoj votën sepse..."/ Kush është kandidati i pavarur i qarkut të Beratit

Plarent Aleksi është kandidati i pavarur për qarkun e Beratit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përmes një postimi, Aleksi u ka kërkuar qytetarëve të  këtij qarku t’i besojnë votën, kundër aleancës së krimit, ashtu siç ai cilëson PD,PS dhe LSI.

Kandidati i pavarur Plarent Aleksi beson se ai është njeriu i duhur për të përfaqësuar vendin e tij me argumentin se ka studiuar në Perëndim dhe ka një jetë të pastër dhe pa rekorde kriminale.

Un jam Plarent Aleksi, Doktor në Shkenca Sociale dhe Filozofi: Kandidat për Deputet në Qarkun BERAT ( Kuçovë + Urë Vajgurore + Berat + Çorovodë) ju flas drejt dhe sinqerisht, ju kërkoj votën sepse vetëm kështu mund të përfundoj betejën që kam filluar kundër aleancës së krimit (PD+PS+LSI).

Un jam kandidati juaj më i mirë në Qarkun e Beratit nëse kërkoni një kandidat të shkolluar në Perëndim, pa CV kriminale, Atdhetar dhe me vullnet të fortë për të luftuar hajdutërinë në politikë. Un jam i sinqertë, mos u besoni më atyre që shkojnë pas politikës së Korruptuar në Shqipëri”, shkruan Plarent Aleksi./CNA.al

LEXO TE PLOTE