Connect with Us

Skandal/ Basha gati të printojë listën farsë me emrat e Këshillit Kombëtar

Aktualitet

Skandal/ Basha gati të printojë listën farsë me emrat e Këshillit Kombëtar

Publikuar

-

Ditën e djeshme hapi punimet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku demokratët iu drejtuan kutive të votimit, për zgjedhur 220 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Sot u raportua se është mbyllur procesi i numërimit ku kanë votuar rreth 4750 delegatë, por mesa duket komisionit të numërimit nuk i rakordojnë shifrat. Kjo pasi komisionit të numërimit të votave i kanë rezultuar më shumë vota, se sa ato që kanë qenë në kuti dhe ato që janë deklaruar.

Ndërkohë që komisionit nuk i rakordojnë shifrat, lista farsë e Këshillit të Partisë Demokratike ka shkruar në zyrën e kryetarit Lulzim Basha dhe është gati për t’u printuar.

LEXO EDHE:  PD nuk tërhiqet/ Tensione në Bashkinë e Kavajës

Kjo listë është çuar nga kunati dhe familjarët e kryedemokratit, por po rakordohet ndonjë emër që po kujdeset Lulzim Basha që mos ketë asnjë armik brenda./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konflikti Palestinë-Izarel/ Ironizon Spahiu: Jemi popull pa ‘shtyllë kurrizore’

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, dhe jo Monika

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar mes Palestinës dhe Izraelit.

Spahiu shprehet se ne jemi një popull pa ‘shtyllë kurrizore’. Ai shton se partitë politike në vendin tonë kanë zgjedhur të heshtin në lidhje me këtë konflikt.

“Në shekuj kombi ynë ka qenë i ndarë dhe pa vizion partneriteti historik: Brenda një shekulli kemi ndërruar 30 popuj miq, dhe i kemi bërë armiq: Turqit, grekët, italianët, serbët, Jugo-sllavët, kubanezët, Vietnamezët, rusët, kinezët, amerikanët, gjermanët, francezët… Së fundmi për turpin tonë jemi ndarë si popull në dysh:

– Tifoza pro Palestinës

– Tifoza pro Izraelit

Thjesht tregojmë mediokritetin dhe mungesën e një shtylle kurrizore si komb i pa përcaktuar për të ardhmen tonë. Jo vetēm kaq por dy shtetet shqiptare dhe 200 partitë politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi kanë zgjedhur heshtjen”, shkruan Spahiu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Publikuar

-

Nga

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Ish-deputeti Arben Imami, është pyetur se kush mund të jetë kryetari I PD-së nëse Lulzim Basha jep dorëheqjen.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Imami tha se “Grupi për PD” është duke zgjedhur dhe bërë gati një kandidat për postin e kreut të PD-së.

Ai deklaroi se drejtimin e PD-së mund ta bëjë më mirë edhe një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD.

“Nuk janë hapur zgjedhjet. Ne si grup, “Grupi për PD” meqënëse ka një kohezion të mjaftueshëm pikëpamjesh dhe marrëdhëniesh besoj se do arrijmë të nxjerrim 1 ose më shumë kandidat që zgjedhjet e ardhshme në parti. Do ta bëjmë gati kandidatin, absolutisht jo s’mund të them që jam unë. Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot”, theksoi Imami pa dhënë asnjë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete, shtatë të lënduar

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete, shtatë të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident mbrëmjen e sotme në Llaushë të Skenderajt në Kosovë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti  në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në një rrugë lokale në fshatin Llaushë të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, është shprehur Zahiti./CNA.al

LEXO TE PLOTE