LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ironia therëse për Ramën/ Mirëmëngjes nga Vlora e përmbytur, mos harro gondolat

16 Dhjetor 2018, 10:01, Aktualitet CNA
Ironia therëse për Ramën/ Mirëmëngjes nga Vlora e

Deputetja e Vlorës, Nada Meçorapaj me anë të një postimi në  rrjetet sociale ka ironizuar kryeministrin Edi Rama.

Rama gati çdo mëngjes uron shqiptarët për një ditë të mbarë me një video nga investimet, apo projektet e ?Rilindjes?.

Kurse Meçorapaj e ka ironizuar  këtë veprim të Edi Ramës, pasi i ka uruar mirmëngjes kryeministrit me pamje nga Vlora e përmbytur nga shirat.

?Me keto pame nga Vlora i uroj Miremengjes Kryeministrit! Me cfare ka tepruar nga projektet e tjera te Rilindjes urbane u be i mundur venecizimi i Vlores. Mezi presim fishekzjarrët qe do te ndriçojnë qiellin, detin dhe rrugët lumore te qytetit. Mos harro gondolat!?, – ka shkruar  deputetja  krahas videos që ka postuar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga