LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto/ Ministri i Jashtëm i Maqedonisë pjesë e CIA-s?

16 Dhjetor 2018, 16:53, Aktualitet CNA
Foto/ Ministri i Jashtëm i Maqedonisë pjesë e CIA-s?

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, mësohet të jetë agjent i CIA-s amerikane.

Këtë përfundim e kanë nxjerrë mediat maqedonase, të cilat i referohen dokumenteve të publikuara pak orë më parë nga Wikileaks.

Nga këto dokumente, autenticiteti i të cilave nuk është vërtetuar ende, rezulton se Dimitrov ka qenë agjenti i fshehtë i CIA-s që ka spiunuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-presidentin Branko Crvenkovski në vitin 2008.

Në kohën kur zvillohej pocesi i emrit me Greqinë, mësohet se Dimitrov sipas Wikileaks është evidentuar si burim i mbrojtur i ambasadës amerikane.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim si nga  ministri Dimitrov, ashtu edhe autoritetet amerikane për lajmin e shpërndarë./CNA.al

Lajmet e fundit nga