LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E ngrirë deri në qelizën e fundit, kjo është 87-vjeçarja që ia dhuroi trupin shkencës

16 Dhjetor 2018, 19:15, Aktualitet CNA
E ngrirë deri në qelizën e fundit, kjo është

Sue Potter, nënë e dy fëmijëve, e cila emigroi në SHBA pas i mbijetoi Gjermanisë naziste, ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare në Denver në vitin 2015.

Në vitin 2000, ajo mendoi se i kishte mbetur vetëm një vit për të jetuar, kështu që pranoi vullnetarisht që t?ia dorëzonte trupin Universitetit të Kolorados.

Sue ra dakord që, pas vdekjes, të balsamosej, të copëtohej dhe më pas të digjitalizohej në emër të shkencës e për qëllime mësimdhënieje.

Por, ajo përfundoi duke jetuar edhe 15 vite të tjera kështu që bëri filmime të vetes së saj në mënyrë që studentët të kishin mundësinë që ta njihnin gruan pas të dhënave mjekësore.

Ajo e vizitoi rregullisht laboratorin për të parë se si trupin e saj do të copëtohej dhe më pas do të fotografohej, ajo pa frigoriferin ku do të mbahej dhe ku do ta vizitonin studentët.

Pas vdekjes, trupi i saj u pre në 27.000 ?feta? të holla sa qimet e flokëve për t?u shndërruar në një kufomë digjitale.

Tani, revista, National Geographic ka botuar një vështrim të brendshëm të udhëtimit të saj 15-vjeçar në botimin e janarit 2019 të revistës.

Nën titullin, ?E ardhmja e mjekësisë?, historia e Sue Potter zbulon punën dhe emocionet si dhe jetën e gruas që qëndronte pas këtij eksperimenti shkencor.

Lajmet e fundit nga