LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti i video-skandalit erotik bën autogol/ Kërkon largimin e qelbësirave që ka në “shtëpi”

16 Dhjetor 2018, 16:14, Aktualitet CNA
Deputeti i video-skandalit erotik bën autogol/ Kërkon largimin e

Dje në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ka mbajtur fjalën e tij edhe deputeti i video-skandalit erotik, Ervin Salianji.

I irrituar nga gjendja politike, Salianji ka thënë se oferta e liderit të opozitës së sotme, ku në gji mban edhe LSI-në, e shtyp krimin.

Madje deputeti i Lulit ka kërkuar edhe shporrjen e qelbësirave të koalicionit qelbësirë të 2013.

?Secili prej jush duhet të dëgjojë që oferta e Lulzim Bashës është një ofertë që e shtyp krimin, që foca e ligjit i çon para përgjegjësisë penale, pa pyetur nëse ai është Edi Rama, Damian Gjiknuri, Lindita Nikolla, Erion Veliaj, apo kushdo bandit dhe qelbësirë e koalicionit të qelbësirave të 2013?,- ka thënë Salianji.

Por dikur koalicioni i ?qelbësirave?, përbëhej nga PS dhe LSI, dhe kryetarët e saj ishin Edi Rama e Ilir Meta.

LSI sot me kryetare gruan e Ilir Metës është në koalicion me Lulzim Bashën, ndërsa në 2017 Basha regjistroi paktin me Ramën.

Një pjesë e koalicionit të qelbësirave të 2013 sot është në koalicion me PD-në, me Salianjin në aksion. Pra Luli sot ka bërë koalicion me vetë koalicionin e qelbësirave.

Pse vetëm Edi Rama është qelbësira e koalicionit të 2013?

Në fakt i vetmi segment që ngeli larg qelbësirave në 2013 ishte PD-ja, por Lulzim Basha nuk mund të duronte dot gjatë. Ashtu siç thotë edhe deputeti i video-skandalit erotik, shfarosja e koalicionit të qelbësirave është një detyrë e rëndësishme, por gjysmat e tyre janë në koalicion me Republikën e Re të Lulit.

Tani në rast se Salianji e ka për të shfarosur dhe luftuar Monikën, këtu biem edhe ne dakord. Por problem është se Luli dhe Republika e Re nuk rrinë dot pa qelbësirat.

Deputeti i video-skandalit erotik, mesa duket po kërkon shporrjen e të gjithë politikanëve duke filluar me Metën, Ramën, Kryemadhin, por edhe Bashën, i cili ka bërë koalicion me të dyja palët e qelbësirave./ CNA.al

Lajmet e fundit nga