LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha iu vërsul Albina Dedën të dorëhequrve

16 Dhjetor 2018, 12:10, Aktualitet CNA
Basha iu vërsul Albina Dedën të dorëhequrve

Dje ka zhvilluar punimet Kuvendi Kombëtar i PD-së, por ai që mund të ishte shpresë dhe festë për Republikën e Re, përfundoi me një valë dorëheqjesh, të cilat treguar qartazi se tashmë askush nuk beson tek Lulzim Basha.

Asnjë prej tyre nuk ishte pyetur, nëse donte të ishte  më  tej pjesë e ekpit të Bashës, apo një forumi politik që nuk i duhet askujt.

Sot Lulzim Basha i ndjerë keq, i lodhur dhe pa  gjumë nga dështimi djeshëm, i ka vërsulur ish-deputeten Albina Deda të dorëhequrve. Pikërisht Albinën, që është avokatja e ArtaMarkut, që Basha e ka shpallur pjesë të bandës së Ramës, që mbron korrupsionin e qeverisë.

Ajo i quan shtrigan, korba, mitomanë, diversionistë të paguar, pseudonimaxhinj të qelbur, makutë, të liq që nuk shërohen, të shitur si bagëti dhe të gjitha këto i shkruan një intelektuale kalibri si Albina Deda, me urdhër të familjes, nga gruaja e Lulit, kunati, vjehrri apo dikush tjetër me një gjuhë të neveritshme me shpresën se Luli do t?i hedh një kockë, për ta kandiduar në zgjedhjet lokale, çfarë nuk nxjerr nga goja.

A mund të jetë korbë Erla Mëhilli dhe Edit Harxhi dhe të shkëlqejë Albina Deda?!

Ish-sigurimsi Fabian Topollaj, i cili ka lindur pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, një i ri që ngjallte shpresë në politikë u tërhoq dje, që sot në Këshill të fitonte Albina, që ti lironte vendin ndonjë të paudhi dhe servili pas Bashës.

U largua një intelektuar si Arben Skënderi, që sot të dëgjonte gojën plot mllef e pis të Albinës dhe Lulzimit.

U largua Vasil Ndreko, një nga vlerat e mëdha të PD-së në Fier, i cili tha një fjali ?Erdha në PD me flokë të zinj dhe faqe të bardhë, nuk dëshirojë të iki me flok të bardh dhe faqe të zezë?.

Ata  që u tërhoqën dje janë faqe bardhë sepse ikën nga e zeza  nga prodhon çdo ditë Luli me Albinat, Ervinrat, Gridat e një  tufë plot me faqezinj, që si duhen askujt as vetë Lulzim  Bashës, të cilit si ka ngelur kush që t?i zbardhë faqen, por i vetmuar përdor bojërat të llojit Albina si kolor për flokët e tij, në të cilat kurrë nuk do të ketë thinja fisnikërie./ CNA.al

Albina Deda sulmon të dorëhequrit/ Ish-sigurimsat e Bllokut

Lajmet e fundit nga