Connect with Us

Apple dhe Google po shesin aplikacione që e lejojnë partnerin tuaj t’ju spiunojë

Aktualitet

Apple dhe Google po shesin aplikacione që e lejojnë partnerin tuaj t’ju spiunojë

Publikuar

-

Aplikacionet e sinjalizuara të telefonave të zgjuar po u krijojnë mundësinë personave që i kanë në zotërim që të spiunojnë telefonin e partnerit ose partneres, të monitorojnë mesazhet e fëmijëve ose të ndjekin punonjësit.

Aplikacionet e shitura nga Apple dhe Google Play u mundësojnë këtyre përdoruesve të regjistrojnë thirrjet e njerëzve të tjerë, përcaktojnë vendndodhjen e një objektivi dhe monitorojnë mesazhet në mediat sociale.

Shumë prej tyre mund të përdoren gjithashtu për të zbuluar historinë e shfletimit në internetit të një objektivi dhe madje të shohin sa përqindje baterie ka telefoni i tyre.

Një aplikacion, i quajtur mSpy, i cili kushton deri në 149,99 dollarë në vit, mburret me faktin se aplikacioni kryesor i kontrollit prindëror për smartfona që i lejon prindërit të monitorojnë mesazhet me tekst, thirrjet telefonike, vendndodhjen aktuale të GPS, Snapchat, WhatsApp dhe shumë më tepër.

LEXO EDHE:  Lajm i keq për ju që keni iPhone të vjetër, zbulohet “mashtrimi” që ju bëhet

Gjithsesi në kushtet e përdorimit thuhet që personi që bën “spiunimin” duhet të jetë në zotërim të pajisjes që po përgjon ose të ketë marrë lejë paraprakisht nga “i përgjuari”.

Hyrja në një pajisje kompjuterike pa lejen e dikujt është një vepër penale dhe personi përgjegjës mund të dënohet deri në dy vite burg. 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Nëna nuk kërkoi urdhër mbrojtjeje/ Olsi Çekiçi nuk u denoncua asnjëherë për dhunën sistematike

Publikuar

-

Nga

Nëna nuk kërkoi urdhër mbrojtjeje/ Olsi Çekiçi nuk u denoncua asnjëherë për dhunën sistematike

Olsi Çekiçi, 44-vjeçari që theri nënën me thikë, nuk është denoncuar asnjëherë nga familjarët për dhunën sistematike që ka ushtruar.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga zyra e shtypit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë duke bërë të ditur nga njëra anë se ky person është evidentuar nga strukturat e policisë si njeri i dhunshëm.

Firdes Çekiçi

Por nga ana tjetër, nuk ka patur asnjë denoncim të mundshëm nga familjarët për dhunë ndaj tyre.



LEXO EDHE:  Foto/ Ambjentet fantastike të Google në Gjermani

Nëna e tij në asnjë rast nuk ka kërkuar urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm nga ana e  policisë.

LEXO EDHE:  Risia e Apple/Shpikja e re është ajo që na duhej për të mbrojtur privatësinë

Firdes Çekiçi u vra në moshën 70-vjeçare nga djali i saj, Olsi. Ky i fundit është me problem mendore. Ai i preu nënës kokën me thikë dhe më pas ja vari tek porta e shtëpisë. E gjithë lagjja është e tronditur nga kjo ngjarje. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-deputeti i sulet Ramës/ Populli shqiptar të ka vulosur si “Non Grata”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i sulet Ramës/ Populli shqiptar të ka vulosur si “Non Grata”

“Populli shqiptar tashmë e ka vulosur si NON GRATA në këtë vend, kryeministrin dhe të gjithë sektin e tij të Rilindjes”.

Kështu deklaron ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, i cili deklaron se korrupsioni dhe papunësia janë në nivele të larta të paprecedenta.

Sipas tij, të gjitha institucionet janë jashtë funksioni zyrtar dhe kontrolli dhe vjedhja po shtohet e më shumë.



“Vjedhja po shtohet pasi e dinë që edhe pak kohë u ka mbetur. “Të vjedhim sa të mundim” shprehen edhe haptazi nëpër kafene “sepse s’do na vijë më kjo ditë.” Dhe vërtetë kjo ditë s’do ju vijë më kurrë. Sepse dita e halabakëve nuk do vijë më kurrë. Dita e këtij sekti që tradhëtoi socialistët e thjeshtë e të ndershëm, qytetarët dhe fshatarët e thjeshtë e të ndershëm nuk do vijë më kurrë.

LEXO EDHE:  Si mund te jete makina pa shofer që po krijon Apple?

LEXO EDHE:  Foto/ Ambjentet fantastike të Google në Gjermani

Ajo që po afron është shpresa dhe një e ardhme më e mirë. Më shumë punësim. Taksim i ndershëm. Dhe më shumë përkrahje për bizneset e mëdha dhe ato familjare, bujqësinë, turizmin dhe më shumë mundësi për rininë tonë të mrekullueshme”, shkruan Tavo në rrjetet sociale.

LEXO TE PLOTE

Bota

Ndërron jetë ish-këshilltari i sigurisë kombëtare/ Mik i George H.W. Bush

Publikuar

-

Nga

Ndërron jetë ish-këshilltari i sigurisë kombëtare/ Mik i George H.W. Bush

Brent Scowcroft, gjenerali pragmatik me tre yje i cili shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare për presidentët republikanë Gerald Ford dhe George H.W. Bush dhe më vonë kritikoi politikat e luftës të Presidentit George W.Bush për Irakun, vdiq të enjten. Ai ishte 95 vjeç.

Scowcroft, anëtar i komisionit presidencial që hetoi skandalin më të madh të presidencës së Ronald Reaganit dhe arkitekt i Luftës së Gjirit të vitit 1991 nën Presidentin George H.W. Bush, vdiq nga shkaqe natyrore, sipas një deklarate të bërë të premten nga një zëdhënës i familjes Bush.

Scowcroft arriti gradën e gjenerallejtënantit të Forcave Ajrore gjatë një karriere ushtarake 29-vjeçare dhe për dekada me radhë ishte një zë me ndikim në sigurinë kombëtare të SHBA. Ai ishte një internacionalist i kujdesshëm (ai e quante veten realist), mjaft i afërt në pikëpamje me ish Sekretarin e Shtetit Henry Kissinger.

Scowcroft shërbeu si ndihmës kryesor i presidentit republikan Richard Nixon gjatë një kohe kur Shtetet e Bashkuara po kërkonin të dilnin nga Lufta e Vietnamit; më pas u bë këshilltar i sigurisë kombëtare në presidencën Ford nga viti 1975 deri në 1977 dhe pastaj i presidentit George H.W. Bush nga 1989 deri në 1993.

“Ai është thjesht i mrekullueshëm dhe kurrë nuk kërkon merita”, thoshte presidenti Bush i vjetër për Scowcroftin, pas fitores në Luftën e Gjirit në mars 1991.

Scowcroft, njeri fjalëpak dhe me gjeste tipike prej një perëndimori inteligjent, mbeti mjaft i lidhur me Presidentin George H.W. Bush dhe shkroi një libër me të në vitin 1998. Por ai nuk e miratoi qasjen “e njëanshme” të djalit të tij, Presidentit George W.Bush në çështjet botërore.

Scowcroft ishte këshilltar kryesor i presidentit gjatë Luftës së Gjirit në vitin 1991, në të cilën forcat amerikane, së bashku me një koalicion aleatësh, dëbuan trupat irakiane që kishin pushtuar fqinjin e pasur me naftë, Kuvajtin në gusht të vitit 1990.

LEXO EDHE:  Mobile Google CEO Promises 11 Daydream-compatible phones

LEXO EDHE:  Apple do të zhvillojë dy teknologji të reja për iPhone

Presidenti Bush vendosi ta linte udhëheqësin irakian Saddam Hussein në Bagdat, pasi forcat e Irakut u tërhoqën shpejt nga Kuvajti. Dymbëdhjetë vjet më vonë, djali i presidentit Bush i vjetër urdhëroi pushtimin e Irakut që rrëzoi Saddamin dhe çoi në ekzekutimin e tij, por i detyroi trupat amerikane të bënin atje një luftë të përgjakshme nga viti 2003 deri në 2011.



Në një intervistë për televizionin PBS pesë vjet më vonë, Scowcroft e shpjegoi kështu vendimin e administratës Bush i parë për të mos dërguar forca amerikane në Bagdad në vitin 1991 për të rrëzuar Saddamin:

“Asnjëherë nuk ishte synimi ynë për të rrëzuar Saddam Huseinin. Sikur të ishim përpjekur ta bënim këtë, Bagdadi do të ishte akoma edhe sot i pushtuar nga ne. Kjo do ta kishte kthyer një sukses të madh në një humbje mjaft të madhe dhe të përgjakshme.”

Në vitin 2004, Scowcroft i quajti luftërat e Presidentit Bush i ri në Irak dhe Afganistan një “aventurë të dështuar” duke e fajësuar presidentin se ishte “magjepsur” nga kryeministri izraelit Ariel Sharon.

Në vitin 2005, Scowcroft tha se vazhdimi i pranisë amerikane në Irak po e zhyste Lindjen e Mesme në flakë. Ai ishte që operacioni i SHBA në Irak t’i dorëzohej NATO-s ose Kombeve të Bashkuara.

I lindur më 19 Mars 1925, në Ogden të shtetit Juta, Scowcroft u diplomua në Akademinë Ushtarake të SHBA në vitin 1947 dhe më vonë mori një doktoratë nga Universiteti Columbia për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Karriera e tij si pilot ushtarak mori fund në vitin 1949 kur avioni i tij P-51 Mustang u rrëzua në Nju Hamshër, duke e dëmtuar në shpinë.

Ai dhe laksione për historinë ruse në Akademinë West Point dhe drejtoi departamentin e shkencave politike të Akademisë së Forcave Ajrore, përpara se të niste punën në Pentagon në vitet 1960./ VOA

LEXO TE PLOTE