LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Taulant Muka nxjerr emrat/ Listës për plagjiaturë i shtohen të tjerë politikanë

15 Dhjetor 2018, 13:42, Aktualitet CNA
Taulant Muka nxjerr emrat/ Listës për plagjiaturë i shtohen

Ish-zëvëndës ministri i Arsimit për një periudhë dy javore, Taulant Muka, pyet se me kë duhet të negocijë rinia shqiptare, kur në krye të shtetit janë persona injorantë dhe të korruptuar.

?A mund të negociojë rinia shqiptarë me politikanë që mashtrojnë për shkollimin e tyre? O Zot, jetojmë në shtetin që drejtohet nga injoranca dhe korrupsioni!?-shkruan Muka në një postim në rrjetet sociale.

Më tej Taulant Muka sfidon publikisht kryeministrin Edi Rama, kreun e PD-së Lulzim Bashën, kryetaren e LSI-së Monik Kryemadhin dhe kreybëshkiakun e Tiranës Erion Veliaj, të cilët i akuzon për plagjiaturë.

?Sfidoj publikisht:

-Edi Ramën, pa diplomë, doktoraturë plagjiaturë dhe me çrregullime personaliteti!

-Lulzim Basha, pa diplomë! Pretendon ka filluar studimet në Universitetin e Utrech në 1993, por nuk ka data diplomimi.

-Monika Kryrmadhi, doktoraturë plagjiaturë (që e bëmë publike me Vladimir Kola) qe e ka mbrojtur në ekonomi, jo në fushën e biokimisë ku ka mbaruar studimet

-Erion Veliaj, pa diplomë!?-thotë Muka.

Kësaj liste ai i shton edhe emrin e deputetit Taulant Balla, që sipas tij po munodhet të korruptojë përfaqësuesit e universitetev që emri i tij të mos bëhet publik për plagjiaturë.

?Po ti Taulant Balla, pse nuk e nxjerr doktoraturën plagjiaturë në Rumani? Nga fortolia e parlamentit e bëre? Pse takohesh me përfaqësuesit e universiteteve? Po i korrupton??-vijon ai.

Në fund të shkrimit ish-zëvëndës ministri deklaron se nëse këto janë gënjeshtra atëherë personat në fjalë lehtësisht mund ta hedhin në gjyq.

?Nxirrni diplomat dhe nëse gënjej më hidhni në gjyq për mashtrim! Majft më me gënjeshtra, mjaft u tallët me këtë rini që po kërkon garanci për të ardhmen, mjaft me genocidin antishqiptarë! E gjithë shoqëria shqiptare duhet të mbështesë rininë plotë potenciale!?-shprehet Taulant Muka./CNA.al

Lajmet e fundit nga