LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi/ Telefonat celularë dëmtojnë hemisferën e djathtë të trurit

15 Dhjetor 2018, 22:40, Aktualitet CNA
Studimi/ Telefonat celularë dëmtojnë hemisferën e

Një studim i bërë me rreth 700 adoleshentë ka dalë në përfundimin se fushat elektromagnetike si dhe radiofrekuencat, mund të shkaktojnë efekte negative në zhvillimin e memories, si dhe në disa zona të trurit. Këto dëme vijnë si pasojë e përdorimit të tepruar të telefonave celularë si dhe kompjuterave.

Për shkak të revolucionit të shpejtë teknologjik, ekspozimi ynë ndaj fushave elektromagnetike është shumë herë më i madh se më parë. Kjo lloj teknologjie ka nxjerrë në pah edhe atë që mund të quhet ndjeshmëri e madhe elektromagnetike, gjithsesi burimi më i afërt i ekspozimit ndaj këtyre valëve është vendosja e aparateve celularë, apo kompjuterave afër kokës.

Shkencëtarët kanë analizuar efektin e këtyre valëve në trurin e adoleshentëve,gjatë telefonatave, si dhe gjatë aktiviteteve të tjera.

Si përfundim studimi doli në përfundimin se valët elektromagnetike mund të dëmtojnë trurin në harkun e një viti, konkretisht dëmi më i madh në këtë rast i bëhet memories vizuale.

Kujtesa vizuale ndodhet në hemisferën e djathtë të trurit dhe dëmi duket se ndodh sepse adoleshentët e mbajnë celularin më shumë nga ana e djathtë e kokës./Cna.al

Lajmet e fundit nga