LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si e krijoi George H. W. Bushi, Evropën e sotme moderne

15 Dhjetor 2018, 20:51, Aktualitet CNA
Si e krijoi George H. W. Bushi, Evropën e sotme moderne

Nga John Kornblum

Është shkruar shumë për rolin e fatit në histori dhe në politikë. S?ka dyshim, bota perëndimore dhe mbase e gjithë bota, mund të mendonte se kishte qenë e bekuar nga fati i mirë, kur Xhorxh H.W.Bush u zgjodh president i SHBA-së në vitin 1988.

?41? hyri në Stëpinë e bardhë bazur në vizionet e larta të Ronald Reganit për një rilindje të Amerikës, në një fushatë veçanërisht të keqe. Bush e pranoi, se nuk ishte aq i mirë në ?atë punën e vizionit?, siç e quajti ai vetë. Dhe, siç u bë brutalisht e qartë pas humbjes ndaj Bill Klintonit në vitin 1992, ai nuk ngjiti realisht tek votuesit amerikanë.

Por vlerat, origjina dhe trajnimet e tij, e përgatitën në veçanti për sfidat e mëdha ndërkombëtare që po i afroheshin. Dhe ai bëri ndërkohë histori, jo me vizion, por gati me instinkt. Bush e përktheu vizionin e Reganit në një sërë arritjesh historike, që ende po udhëheqin ngjarje në botën perëndimore, Kinë dhe Lindjen e Mesme.

Ai ishte i pari dhe ndoshta presidenti i fundit, që ishte trajnuar për këtë pozitë. Dhe ai besonte në vokacionin e tij. Sikurse vinte shpesh në dukje:?Nuk ka asgjë më të përmbushëse, sesa t?i shërbeni vendit dhe bashkëqytetarëve tuaj, dhe ta bëni këtë mirë?.

Madje Bush, e ktheu nën/presidencën në një kamp trajnimi. ?Ju vdisni, ne fluturojmë!?- u bë motoja jozyrtare, pasi përfaqësoi presidentin në një seri funeralesh shtetërore gjatë 8 viteve të tij, duke përfshirë 3 në Bashkimin Sovjetik. Këto ngjarje ishin solemne, por edhe njerëzore.

Rrjetet e kontakteve të ndërmarra nga një zëvendëspresident i gatshëm për të marrë një mision të ri, i shërbyen mirë Bushit dhe vendit të tij në ditët dramatike që erdhën më vonë. Rastësisht, ky president i besueshëm dhe ?profesionist?, e mori detyrën teksa bota e pasluftës po fillonte të shpërbëhej.

Evropa dhe Lindja e Mesme. Rusia dhe Kina, paraqitën sfida të mëdha. Bushi jo vetëm që e kuptonte diplomacinë, por dinte të manovronte me të. Kohë pas kohe, udhëheqësit nga ajo epokë, kujtojnë se ishin kontaktet personale të Xhorxh Bushit dhe aftësitë e tij në përdorimin e tyre, ato që mundësuan suksesin.

Empatia e Bushit me udhëheqësit e huaj, ishte thelbësore për suksesin e tij. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë në një kapitull në të cilin edhe unë luajta një rol mbështetës, fundin e Luftës së Ftohtë. Nga viti 1989, kolapsi i shpejtë ekonomik i bllokut sovjetik ishte i dukshëm, për të gjithë ata që dëshironin ta shihnin atë.

Por Evropa dhe bota, ishin aq të papërgatitura për rënien e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, sa që ajo erdhi si një befasi për shumicën e të gjithëve. Dëshmitë e brendshme të reagimeve sovjetike, na tregojnë se Moska mbeti e paralizuar nga ato ngjarje.

Evropianët perëndimorë, duke përfshirë britanikët dhe francezët, e bënë të qartë se do të preferonin që kjo të mos kishte ndodhur. Edhe reagimi i parë i presidentit Bush ishte mosbesues. Kur u pyet për mungesën e tij të entuziazmit, Bush u tërhoq në heshtjen e tij të famshme duke vënë në dukje ?Unë thjesht nuk jam një njeri emocional!?.

Por emocionet ishin të mëdha. Fransua Miteran shkoi në Gjermaninë Lindore, për të parë nëse ribashkimi mund të bllokohej. Margaret Theçër, urdhëroi një rishikim të opsioneve, për të ndalur ribashkimin e Gjermanisë. Opinionet në Uashington ndryshonin. Disa në Departamentin e Shtetit ishin skeptikë.

Një person ishte i bindur se duhej të shfrytëzohej momenti. Dhe ky ishte Helmut Kol në Bon. Ai e dinte se sa i brishtë do të qe ai. Më 8 nëntor, në prag të hapjes së Murit, Kol ndodhej në Varshavë, dhe kishte ndjekur linjën e kujdesshme zyrtare, duke iu thënë udhëheqësve polakë se nuk kishin asnjë arsye të kishin frikë.

Do të kalonin edhe shumë breza, përpara se Gjermania të ribashkohej. Privatisht, shenjat e një kundër-regimi sovjetik në rritje, e nxitën Kolin të hidhej në veprim. Rezultati ishin 10 pikat të Kolit, që përbënin strategjinë e ribashkimiit. Pavarësisht dyshimeve të disa zyrtarëve në Uashington, Bush u duk se po e kuptonte menjëherë se çfarë po ndodhte.

Në vitet e mëvonshme, Kol më ka pohuar personalisht disa herë, se sa thelbësore ishte mbështetja e Bushit dhe e ekipit të tij, për të lejuar ribashkimin e Gjermanisë. Një hap i rëndësishëm në rrugën për ribashkimin e Gjermanisë ishte ?samiti i detit?, që Bush mbajti me Gorbaçovin në një anije sovjetike në brigjet e Maltës më 2-3 dhjetor 1989.

Më 4 dhjetor, Bush erdhi direkt në selinë e NATO-s, ku unë ishte zëvendëspërfaqësues i SHBA-së. Mua mu kërkua të komentoj, atë që do të bëhej deklarata përfundimtare mbi ribashkimin e Gjermanisë. Më vonë gjatë saj dite, presidenti e lexoi deklaratën në një konferencë për shtyp në selinë e NATO-s.

Pikat kryesore, përfshinin kushtin që e ardhmja e Gjermanisë duhej të vendosej me shprehjen e lirë të vullnetit nga populli gjerman, dhe se Gjermania e ribashkuar duhet të jetë e lirë të zgjedhë vetë aleancat e saj. Kjo deklaratë e shkurtër, diktoi në thelb të ardhmen e Europës.

Duke bërë thirrje për vetëvendosje në Gjermani, Bush e bëri të qartë se nuk do të kishte asnjë fuqi të madhe, që do të përzihej në të ardhmen e kombit të ribashkuar. Dhe duke bërë thirrje për një zgjedhje të lirë të aleancave, presidenti vendosi një shenjë:jo neutralitet për një Gjermani të ribashkuar.

Negociatat që pasuan, u kontrolluan në thelb nga një ekip amerikan, nën drejtimin e sekretarit të Shtetit, Xhejms Bejker. Të ashtuquajturat bisedime të formatit ?2+4?, bashkuan dy shtetet gjermane nën autoritetin, në të cilën 4 fuqitë fitimtare të Luftës së Dytë Botërore e mbajtën që nga viti 1945, duke bërë kështu të panevojshme një traktat paqeje me 50 shtete.

Qasja e Bejkerit, pasqyronte atë të shefit të tij ? e prerë, por bashkëpunuese. Gorbaçovi u trajtua me respekt të plotë. Në një diskutim privat disa vjet më vonë, Gorbaçovi më theksoi se sa e rëndësishme ishte kjo shenjë e respektit, në ruajtjen e mbështetjes për procesin e tranzicionit që po ndodhte në Moskë.

Unë e përjetova simpatinë gjermane për presidentin Bush disa vjet më vonë, në cilësinë e ambasadorit të SHBA-së në Gjermani. Kancelari Kol, e kishte ftuar ish-presidentin në kremtimin vjetor të ribashkimit, të mbajtur atë vit në Shtutgart. Turmat ishin aq të mëdha dhe entuziaste, saqë stafi i sigurisë së Kol e humbi kontrollin, dhe ne duhej të largoheshin me nxitim nga tubimi.

Më vonë atë mbrëmje, presidenti Bush foli për më pak se 15 minuta në mënyrën e tij të veçantë modeste, duke i njohur meritat vetë popullit gjerman për ribashkimin e tij.

Sado i rëndësishëm që ishte kapitulli evropian, nuk duhet të harrojmë se përgatitjet për Luftën e Parë të Gjirit, ishin duke vazhduar pikërisht në të njëjtën kohë. Sekretari Bejker krijoi një shembull klasik, se si një koalicion ndërkombëtar mund të ruajë mbështetje për një operacion të vështirë.

Neglizhimi i kësaj detyre nga Xhorxh W.Bush, çoi në katastrofën e Luftës në Irak. Këto mësime, duket se janë të vjetra për Amerikën e sotme. Por vlefshmëria e vazhdueshme e shumë partneriteteve të ndërtuara në vitin 1989 nga Xhorxh H.W.Bush, tregon se amerikanët mund të jenë të mëdhenj, vetëm duke respektuar partnerët dhe aleatët e tyre.

Shënim:John Kornblum, shërbeu në Shërbimin e Jashtëm të SHBA-së për 35 vjet, përpara se të tërhiqej si ambasador i SHBA-së në Gjermani. Ai është aktualisht këshilltar në një studio ligjore ndërkombëtare në Berlin.  

Burimi: Nju Jork Tajms ? Bota.al

Lajmet e fundit nga