LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shëndeti, pastaj moda! Arsyeja pse nuk duhet t’i vishni kurrë këpucët pa çorape

15 Dhjetor 2018, 10:53, Lifestyle CNA
Shëndeti, pastaj moda! Arsyeja pse nuk duhet t’i vishni kurrë

Shumë nga trendet e fundit nuk kanë pjesë të paraqitjes çorapet, si mokasinet në formën e shapkave. Por ekspertët thonë se është shumë e dëmshme për shëndetin, nëse e bëni zakon që mos të vishni çorape.

Moda e ?kyçit të zhveshur?, veçanërisht e përqafuar nga meshkujt si, Bradley Cooper, Ryan Gosling dhe Orlando Bloom dhe më pas e përhapur në masë rrit rrezikun e infeksioneve kërpudhore në këmbë.

Emma Stevenson nga ?College of Podiatry? tha për ?The Telegraph?, se kontakti i këmbëve të djersitura me materialin e këpucëve mund të krijojë mjedis në të cilin infeksionet kërpudhore mund të lulëzojnë. Në mungesë të ajrosjes, lagështia, nxehtësia dhe bakteret bëjnë që, këto të fundit jo vetëm të shumohen në sipërfaqen e lëkurës, por të ?infektojnë? dhe këpucët.

Nëse sërish doni t?i vishni këpucët pa çorape për ndonjë rast, ja çfarë duhet të bëni për të parandaluar infeksionet kërpudhore:

? Spërkatini këmbët me antidjersë përpara se të vishni këpucët.

? Mos vishni të njëjtat këpucë çdo ditë.

? Jepini këpucëve 48 orë për t?u tharë.

? Përdorni qese çaji të thata për të thithur lagështinë e tepërt nga pjesa e brendshme e këpucëve.

Lajmet e fundit nga