LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta e studentëve/ Fuga: Heshtja e institucioneve, shqetësuese

15 Dhjetor 2018, 17:23, Aktualitet CNA
Protesta e studentëve/ Fuga: Heshtja e institucioneve, shqetësuese

Protesta e studentëve, tashmë prej 12 ditësh është komentuar nga akademiku dhe profesori, Artan Fuga në një lidhje ?Skype? nga Franca për emisionin ?Kjo Javë? me Nisida Tufën në ?News 24?.

Fuga është shprehur se protesta e studentëve është shqetësuese, pasi të rinjtë sot janë rrugëve, ndërsa shtoi se shqetësuese mbetet edhe heshtja e institucioneve.

?Gjëja e parë që dua të them sot, është se situata e shoqërisë shqiptare sot dhe e kombit në përgjithësi, që rinia  universitare që është në rrugë është një thirrje shumë e madhe për ata që kanë përgjegjësi për integrimin e saj në shoqëri. Qeveritarët, nëpunësit, drejtuesit të ministrisë së arsimit, bordet, senatet, pedagoget të rrimë nëpër shtëpitë tonë, pa u shprehur dhe pa qenë të shqetësuar për këtë çështje. Sot kam një shqetësim shumë të madh, është momenti që ne duhet ta kuptojmë. Nuk është një ditë, por po bëhen një javë. Kjo nuk mund të vazhdojë më?,- tha Fuga.

Lajmet e fundit nga