LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasja me policinë/ Studentët tregojnë shkakun

15 Dhjetor 2018, 18:20, Aktualitet CNA
Përplasja me policinë/ Studentët tregojnë shkakun

Në protestën që është duke u zhvilluar para Kryeministrisë ka pasur përplasje mes forcave të policisë dhe studentëve që kanë kaluar netët aty.

Studentët kanë treguar se policët nuk i kanë lejuar që të përdorin ngrohje me gaz gjatë natës,  ku theksohet se nga i ftohti janë shënuar temperatura me minus, duke çuar në përplasje midis tyre.

?Ka pasur përplasje, sepse policia nuk po na lejon ngrohjen me gaz gjatë natës.?-tha një student.

Ndërkohë një studente tjetër ka deklaruar se edhe sot do ta kalojnë natën jashtë dhe se nuk tërhiqen nga kauza e tyre.

?Do e kalojmë natën këtu para Kryeministrisë, nuk dorëzohemi pa u plotësuar të teta kërkesat që i kemi parashtruar Ministrisë së Arsimit.?-u shpreh studentja tjetër./CNA.al

Lajmet e fundit nga