LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme

15 Dhjetor 2018, 14:13, Aktualitet CNA
Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës është duke zhvilluar sot një seancë të jashtëzakonshme për votimin e draft-rezolutës propozuar nga Partia Socialdemokrate që ka të bëjë me dialogun me Serbinë.

Ky dokument kërkon që çdo vendim që do merret në lidhje me Serbinë duhet që së pari të kalojë në Kuvend.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, deklaroi se Kosova nuk i frikësohet dialogut dhe se i përgjigjet çdo sfide.

?Ajo çfarë po bëjmë sot, do të jetë një seancë e jashtëzakonshme e cila ka të bëjë me dialogun, më konkretisht, ka të bëjë me ndaljen e ofenzivës së Vuçiqit dhe Serbisë, për tu paraqitur të moderuar para bashkësisë ndërkombëtare dhe për të treguar se Kosova ka zotësi, ka legjitimitetin dhe ka mundësinë t?i përgjigjet çdo sfide?- tha ai.

Kjo mbledhje erdhi në një kohë kur ndërkombëtarët kërkojnë me domosdoshmëri heqjen e tarifës 100% të mallrave serbe nga ana e qeverisë së Kosovës dhe pas miratimit të projektligjeve që transformojnë FSK në ushtrinë e ardhshme të kosovës./CNA.al

Lajmet e fundit nga