LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi-Ramës/ Mirë aritmetikën, po gramatikën ta kishe parë njëherë

15 Dhjetor 2018, 15:09, Aktualitet CNA
Kryemadhi-Ramës/ Mirë aritmetikën, po gramatikën ta kishe

Kryetarja e  LSI-së, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur postimit  ironik të kryeministrit Edi Rama, i cili më herët i publikoi një video ku ajo bën një lapsus teksa flet me shifra në një deklaratë për shtyp.

Në kundërpërgjigje të ironisë që Rama ka bërë me lasusin e saj, në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi i vë në dukje gabimin në shkrimin e fjalës ?konkurrent?, e cila sipas saj nga ana gramatikore duhej të ishte shkruar ?konkurente?.

?Mirë aritmetikën, që e ke mbyllur në klasë të katërt fillore, por të paktën gramatikën ta kishe shfletuar ndonjëherë… P.s: …dhe mos u përpiq të konkurrosh rininë me meme, je shumë i vjetër dhe me humor bajat, që bën për të qeshur vetëm oborrin tënd?-shkruan kryetarja e LSI-së.

Kujojmë se në postimin e tij, kryeministri ka shkruar se ky është momenti kur ?Doktoresha? ia kalon ?Artistit?.

?Ai momenti kur Doktorresha ia kalon Artistit në aritmetikë (se në gramatikë s’ka konkurrent)????-shkruan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga