Këto shenja horoskopi nuk kanë pikën e lidhjes me njëra-tjetrën – CNA
Connect with us

Aktualitet

Këto shenja horoskopi nuk kanë pikën e lidhjes me njëra-tjetrën

Publikuar

-

Shenjat më të papërputhshme janë ato që përgjithësisht kanë të kundërta me njëra-tjetrën. Çdo shenjë ka disa karakteristika të veçanta dhe këto ndonjëherë nuk përputhen me karakteristikat e një shenje tjetër. Kështu që mund të lindin probleme. Më poshtë j’u sjellim shenjat, të cilat s’kanë pikën e lidhjes me njëra-tjetrën.

Binjakët

Binjakët janë më pak të përputhshëm me Virgjëreshën dhe Peshqit, ndërsa shenja e tyre e kundërt është shigjetari. Në të njëjtën kohë ata mund të tërhiqen mendërisht nga Virgjëresha si dhe nga Peshqit,por këto shenja nuk funksionojnë shumë mirë bashkë.  Virgjëreshat mund t’i ofrojnë siguri Binjakëve, por si përfundim do të lodhen nga indiferenca e tyre.

Akrepi

Akrepi është më pak i përputhshëm me Luanin dhe Ujorin,shenja e tij e kundërt është Demi.  Me një Luan, Akrepi mund të ndjehet sikur ka gjetur shpirtin binjak, të paktën në sipërfaqe. Të dy janë potent, kanë karaktër të fortë dhe shumicën e kohës kjo është arsyeja pse largohen nga njëri-tjetri. Një Dem mund ta bëjë një Akrep të bier në dashuri,por lumturia do të zgjasë shumë pak.

Gaforrja

Gaforrja nuk përputhetr me Dashin dhe Peshoren, ndërsa shenja e saj e kundërt është  Bricjapi.  Raporti mes Gaforres dhe Bricjapit është pa dyshim i vështirë për të dy. Kjo sepse Gaforrja  është e hapur ndaj emocioneve të saj, ndërsa Bricjapi është i largët dhe i mbyllur./Can.al

 

Aktualitet

Noka: Drejtori i policisë posedonte parcelat e hashashit në Dibër, shpërndaheshin 250 mijë euro në javë

Publikuar

-

By

Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar përgjimet e BILD dhe arsyen përse ai përmendet nga eksponentët e PS-së në këto përgjime. Noka tha se në Dibër shpërndaheshin para që vinin nga Tirana dhe personat që kryenin operacionin ishin Robert Ago, drejtori policisë së Dibrës dhe Arben Keshi, të cilët posedonin parcelat me hashash.

“I kemi denoncuar po këto emra në atë kohe, edhe nga Dibra edhe nga selia e partisë. Unë disponoja të gjitha informacionet cfarë po ndodhte në terren. Kisha informacion edhe për paratë që vinin nga Tirana për t’u shpërndarë.

Në një nga përgjimet, flitet për mua. Ajo ngjarje, unë isha informuar se do të vinin 2 thasë për t’u shpërndarë në Maqellarë. Kisha informacion për shifrën dhe ku do shpërndaheshin dhe po e ndiqja këtë rast. Doja, që ta kapja dhe ta bëja publike.

E dija ku kishin trokitur dhe në cilat shtëpi u ishin refuzuar paratë. Një javë vinin 250 mijë euro, javën tjetër 250 mijë euro. Kisha informacion që dy bosët që dispononin parcelat e hashashit ishin Robert Ago dhe Arben Keshi.

Ne i ndoqëm, por nuk arritëm ti kapnim. E kemi parë me dy qese me para. Krahu politik që drejtonte këtë operacion, ishte Damian Gjiknuri dhe Blerina Gjylameti”, u shpreh Noka.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Koços nuk i del inati me Ramën: Ai është manjak për pushtet dhe pasuri, Rilindja është një organizatë kriminale

Publikuar

-

By

Koço Kokëdhima, dikur mentori i Edi Ramës, njeriu që luftoi dhe e financoi për ta sjellë në pushtet dhe që për shumë vite ishte PASHAI I JUGUT, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka deklaruar se kryeministri Rama, është një manjak për pushtet dhe pasuri.

“Edi Rama është një manjak për pushtet dhe pasuri. Nuk kam pikë dyshimi për këtë gjë. Kam shumë informacion se cfarë ndodh në këtë vend. Edi Rama ëshë manjak për pushtet dhe para. Ai sot vërtet i ka akumuluar të gjithë pushtete, por është i vdekur, është moralisht dhe politikisht i mbaruar”, u shpreh Kokëdhima.

Kokëdhima thekson se Rilindja është një organizatë kriminale në pushtet. Ai shtoi se përgjimet nuk po dënohen, sepse kjo qeveri ka me vete prokurorinë dhe gjykatat.

“Ajo që ka ndodhur në Dibër ka ngjarë në të gjithë Shqipërisë. Këtu qeveria ka bashkëpunuar me bandat dhe kriminelët. Kjo ka ndodhur jo vetëm në Dibër, por në mbarë Shqipërinë. Qeveria ka me vete edhe Prokurorinë, edhe gjykatat. Ky është një shtet kriminel. Prokurorët nuk hetojnë, sepse është një pushtet i zotëruar politikisht”, tha Kokëdhima.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Spartak Ngjela: Sandër Lleshaj është ministër i paaftë

Publikuar

-

By

Avokat Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, e konsideroi ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Sandër Lleshaj, si të paaftë. Ngjela i referohej situatës së krijuar në Shkodër, ku Partia Demokratike tentoi pengimin e takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama, dhe ku sipas avokatit duhej një reagim më i fortë nga policia.

“Ministri i Brendshëm është i paaftë, duhet të fshihet menjëherë”, u shpreh Ngjela.

Ai deklaroi gjithashtu se Rama është kryeministër i dobët, pasi menjëherë pas vendimit të Voltana Ademit për të mos dhënë leje për takimin, duhet ta kishte pezulluar nga detyra e kryebashkiakes.

Sa i përket krizës politike, Ngjela tha se mazhoranca ashtu edhe opozita janë të lidhura me bandat. Dhe, sipas Ngjelës, kjo është arsyeja përse drejtuesit e partive politike janë të frikësuar nga reforma në drejtësi.

“Të dyja krahët janë me bandat. Fiton kush ka bandën më të fortë. Ky është problemi që kanë edhe me reformën në drejtësi. Po të kishte gjyqësor nuk do të kishte banda”, u shpreh Ngjela.

Spartak Ngjela theksoi se është kundër anarkisë që kërkon opozita dhe shtoi se PD me LSI janë kundër politikave perëndimore.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:28 - 20 Qershor, 2019

Turqi, 151 të dënuar me burgim përjetshëm

Një gjykatë turke në Ankara dënoi të enjten 151 persona me burgim të përjetshëm nën akuzat për grusht shteti në...

Aktualitet18:34 - 20 Qershor, 2019

Rrugët e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes medias satelite

Një studim i Fondit Marshall Gjerman në Shtetet e Bashkuara, vë në pah se zhgënjimi i përgjithshëm me Perëndimin në...

Aktualitet18:26 - 20 Qershor, 2019

Viktimë e përgjimeve/ Jep dorëheqje ministri i Inovacionit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha sot dorëheqje nga posti i tij. Dorëheqja e...

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Trending

Read previous post:
Si e krijoi George H. W. Bushi, Evropën e sotme moderne

Nga John Kornblum Është shkruar shumë për rolin e fatit në histori dhe në politikë. S’ka dyshim, bota perëndimore dhe...

Close