LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fillon dimri i vetmisë së madhe për Lulin/ Epidemi tërheqjesh në PD

15 Dhjetor 2018, 14:11, Aktualitet CNA
Fillon dimri i vetmisë së madhe për Lulin/ Epidemi

Partia Demokratike ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar, ku do të zgjidhen dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

Pasditen e djeshme, vetëm disa orë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, atëherë kur gjithçka ishte vendosur nga Lulzim Basha, ky i fundit mblodhi kryesinë, ku publikoi listën me 350 kandidatët për Këshillin Kombëtarë. Në listën e Lulzim Bashës ishin edhe emra nga kritikët e tij, të cilët ai  i ka futur pa i pyetur fare, me një plan të qartë që më pas ti quajë humbës.

Por, ashtu sikurse CNA.al e paralajmëroi një ditë më parë,  ajo që ka ndodhur sot me plotë gojë mund të quhet një epidemic tërheqjesh. Janë të shumtë emrat që ka dhënë tërheqjen nga kandidimi për Këshillin Kombëtar të PD.

Mashtrimi i Lulzim Bashës doli në skenë fillimish në lidhje me Erla Mëhillin, zëdhënësen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë prezantimit të listës pasditen e djeshme, nuk është lexuar emri i Erla Mëhillit, për shkak se një ditë më parë zëdhënësja e Berishës kishte refuzuar kandidimin dhe kishte vendosur që emri i saj të mos ishte në garë.

Pas publikimit nga mediat të listës së plotë, u pa se në fakt emri i Erla Mëhillit ishte në listën e kandidatëve të Lulzim Bashës, ç?ka ka sjellë edhe reagimin e zëdhënëses së Berishës, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka dhënë dorëheqjen, duke lënë me gisht në gojë Lulzim Bashën.

Ndërkohë një tjetër ?shuplakë? Bashës i erdhi edhe nga një nga zërat më aktiv të FRPD-së, Genti Minarolli, i cili është tërheuqr nga gara, ndërsa në një postim në rrjetet sociale bën të ditur se emri i tij është futur në listë pa e pyetur.

Po ashtu, anëtarja e Kryesisë së PD, Valbona Mezini është një tjetër nga emrat që tërhequr nga kandidimi për Këshillin Kombëtar të PD.

Gjithashtu, edhe një nga zërat më kritik ndaj Lulzim Bashës, Fabian Topollaj, është tërhequr sot nga gara për të kandiduar për Këshillin Kombëtar të PD-së, duke dalë hapur kundër kreut të kësaj partie.

Shefi i Departamentit të Kulturës në PD, njëkohësisht anëtar i Kryesisë së PD, Arben Skënderi është një tjetër figurë politike i cili ka vendosur të braktisë partinë e Lulzim Bashës .

Arben Skënderi ka braktisur garën për Këshillin Kombëtar të partisë së Lulzim Bashës, ndërsa tërheqjen e tij zgjedhur ta bëjë të ditur, nëpërmjet një fotoje mjaft ironizuese në lidhje me atë sesi Lulzim Basha e ka katandisur Partinë Demokratike.

Edith Harxhi, po ashtu është tërhequr nga gara, ndërsa në një postim në Tëitter thotë së ajo nuk mund të jetë bashkë me një kryetar partie, i cili këto ditë duhet të ishte në protetestë së bashku me studentët dhe jo e mbyllur në salla duke bërë mbledhje.

Edhe Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka dhënë dorëheqjen nga rikandidimi për të qënë sërish pjesë e këtij këshilli.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Kulluri është shprehur me tone mjaft kritike në drejtim të kreut të PD, Lulzim Basha, ndërsa thekson se ?Duke u nisur nga situata e rende ne te cilen ndodhet Partia Demokratike per shkak te leaderiship-it te saj qe vepron ne kundershtim te hapur me cdo parim demokratik, deklaroj terheqjen nga gara ?farse? per Anetar i Keshillit Kombetar?.

Një epidemi tërheqjesh që ka shoqëruar sot Kuvendin Kombëtar të partisë së Lulzim Bashës tregon revoltën e demokratëve kundër lidershipit të saj, i cili e ka kthyer PD-në në partinë e tij personale, të familjes dhe kunatit./CNA.al

Skandali me listat e Bashës/ Paralajmërohen tërheqje

Ironia therëse ndaj Lulzim Bashës/ Arben Skëndëri tërhiqet nga kandidimi

Basha tallet me demokratët/ Anëtari i Këshillit Kombëtar tërhiqet nga rikandidimi

Anëtarja e Kryesisë së PD demaskon Bashën/ Tërhiqet nga kandidimi

Edith Harxhi tërhiqet nga gara për Këshillin Kombëtar/ Lulzim Basha grevë thyes

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD akuza Bashës/ Jep dorëheqjen nga rikandidimi

Këshilltari i djathtë jep dorëheqjen nga kandidimi/ Kjo nuk është më PD-ja

Lajmet e fundit nga