LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bislim Ahmetaj shuplakë Bashës/ Mosveprimet e tij shkatërruan PD-në

15 Dhjetor 2018, 17:11, Aktualitet CNA
Bislim Ahmetaj shuplakë Bashës/ Mosveprimet e tij shkatërruan

Kryetari i grupimit ?Dhjetor 90? Bislim Ahmetaj në një reagim në rrjetet sociale ka bërë publike fjalën që siç thotë ai vet nuk iu dha sot në Kuvendin e Partisë Demokratike.

Ahmetaj shprehet se do shkruaj shkurt për të mos harxhuar kohën e të gjithëve në veçanti të atyre personave që ndodhen duke protestuar në sheshe për të ardhmen e Shqipërisë.

?Kam shumë për të thënë por do të mundohem të jem i kursyer, sepse më dhimbset koha juaj, koha ime, për ta harxhuar brenda mureve të kësaj salle që bart histori sa të mira aq edhe të këqia. Sepse vendi im, vendi juaj, vendi i çdo intelektuali dhe veprimtari politik që nuk i ka futur duart në xhepat e qytetarëve të vendit të tij është në sheshin e protestave që kanë shpërthyer në të gjithë Shqipërinë.?-shkrua ai.

Më tej kreu i grupimit të ?Dhjetori 90? thekson se ai nuk është kritik i kryetarit të Partisë Demokratike siç flitet nëpër media, por është kritik i veprimeve apo mosveprimeve të tij.

?Unë s’jam, as kam qënë ndonjëherë kritik i përsonit Lulzim Basha, por i veprimeve dhe mosveprimeve të tij si kryetar i Partisë Demokratike dhe opozitës, veprime që kanë sjellë një apati dhe çoroditje, një mjedis dëshprues , një realitet të errët, ku shpresa dhe besimi janë vrarë, një gjëndje dramatike në mjedisin politik shqiptarë dhe veçmas atë opozitar.?-shprehet Bislim Ahmetaj.

Në shkrimin e tij Ahmetaj fajëson të dy, Ramën dhe Bashën për situatën në të cilën ndodhet vendi sot ku po largohen të gjithë e në vend po ngelin vetëm moshat e mëdha.

?Shqipëria nga qeverisja kriminale e Edi Ramës dhe çetës së tij, nga mungesa e besimit dhe shpresës tek lidershipi i opozitës po shndërrohet me shpejtësinë e dritës në një azil gjigand pleqsh.?-vijon ai.

Sipas kryetarit të grupimit ?Dhjetor 90? këto dhjetë ditë që sapo kanë kaluar shpresa e të gjithë shqiptarëve është atje në sheshe ku të rinjtë janë duke protestuar për të ardhmen e tyre, dhe jo pë të sjellë në krye të vendit Partinë Demokratike, por për të sjellë një ndryshim

?Sot ,dje këto dhjetë ditë të shkuara vendi i çdo demokrati, vendi i çdo shqiptari të ndershëm është aty ka po lind një shpresë e re, në sheshet e protestave. Jo për të sjellë Partinë Demokratikë dhe një grusht njerëzish në pushtet por për të sjellë një ndryshim të madh.?-thekson ai.

Duke komentuar gjendjen në të cilën Lulzim Basha e ka çuar PD-në, Ahmetaj rikujton se ai e ka paraljmëruar një gjë të tillë që në momentin që ish-kreu i Partisë demokratike Sali Berisha dha dorëheqjen dhe në vendin e tij u vendos drejtuesi aktual i kësaj partie.

?Ka qënë e natyrshme kjo lëkundje besimi nga Berisha tek BASHA, unë e kam thënë këtë në një shkrim në gazetën Panorama sapo ka ndodhur zëvendësimi i tyre, ai shkrim mbante për titull ” Anija e PD-s ka nevojë për rremtarë dhe jo për kapiten” pasi Berisha kishte stil tjetër udhëheqës dhe Luli tjetër?-shkruan ai.

Në mbyllje të shkrimit ai deklaron se është në mbështetje të studentëve si një prind, pedagog e qytetar dhe kërkon që ky Kuvend të ishte ai i ndryshimit për të ardhmen e vendit.

?Është koha dhe momenti historik të rrëzojmë nomeklaturën apo oligarkinë politike që ka prodhuar ky tranzicion që zgjati gjatë, plotë 28 vite. Në këtë sallë ka fajtor për këtë gjendje. ËSHTË koha për ndryshimin e madh. Këtë ndryshim le ta nisim që sot në këtë kuvend në mënyrë që me votën tonë ti vemë Shtëpisë së Demokratëve çatinë që meritojnë themelet dhe muret e saj.?-deklaron kreu i grupimit të ?Dhjetor 90?./CNA.al

Lajmet e fundit nga