LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arben Imami sulmon Bashën/ Përfitues, nuk më bashkon asgjë me të

15 Dhjetor 2018, 19:54, Aktualitet CNA
Arben Imami sulmon Bashën/ Përfitues, nuk më bashkon asgjë

Ndonëse nuk ishte pjesë e listave të hartuara nga Lulzim Basha për kandidatë në Kuvendin Kombëtar, ish-Ministri i Mbrojtjes Arben Imami nuk e ka lënë pa komentuar këtë proces të Partisë Demokratike.

Imami ka sulmuar kreun e demokratëve duke thënë se ai është përfitues i djersës dhe gjakut të demokratëve, ndërsa ka theksuar se me të nuk ka asnjë kontakt.

Ish-Ministri i Mbrojtjes ka thënë se edhe nëse do ishte pjesë e listës do të kishte dhënë dorëheqjen, por Basha nuk ia dha këtë kënaqësi.

?Po të isha në listën e Këshillit Kombëtar do të kisha bërë të njëjtën gjë që bënë disa kolegë të tjerë. Por kjo është një gjë që duhet ta zgjidhja unë. Basha e hoqi emrin tim nga lista e Këshillit Kombëtar megjithëse Këshilli Kombëtar i vjetër do të votohej i gjithi së bashku. Pasi ka bërë  të gjitha këto thotë hajde bashkohemi. Për çfarë të bashkohemi?Nuk më bashkon asgjë me zotin Basha, është përfitues i punës, djersës dhe gjakut të PD. E rrënoi atë parti. Me të personalisht nuk kam asnjë pikë konktakti?,- u shpreh Imami./ CNA.al

Lajmet e fundit nga