LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vettingu/ Venecia jep lajmin e keq për politikanët mafiozë

14 Dhjetor 2018, 12:28, Aktualitet CNA
Vettingu/ Venecia jep lajmin e keq për politikanët mafiozë

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas publikimit t opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias, për vettingun e politikanëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Bylykbashi shkruan se vendimi i Venecias konfirmoi kauzën e opozitës, ndërsa theksoi se ai është një lajm i keq për zyrtarët e korruptuar dhe mafiozë.

?Nga Venecia vjen lajm i mire per shqiptaret dhe i keq per politikanet mafioze?.
Komisioni i Venecias konfirmoi sot kauzen e drejte dhe legjitime te Partise Demokratike dhe Opozites shqiptare per vetingun politikaneve te lidhur me krimin e organizuar. ?
Opinioni i miratuar sot nga Komisioni i Venecias percaktoi guiden e detajuar per miratimin perfundimtar nga Parlamenti te amendamenteve kushtetuese dhe ligjin e detajuar qe, ashtu si Dekriminalizimi, do te duhet te largoje politikanet e lidhur me Mafian?.-shkruan Bylykbashi.

Më tej deputeti demokrat shkruan se ?Komisioni i Venecias i ben thirrje mazhorances te ulet ne dialog konstruktiv me Opoziten per miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe ligjit sipas udhezimeve te Komisionit dhe shprehu gatishmerine per te asistuar me tej ne perfundimin e ketij procesi.??/CNA.al

Lajmet e fundit nga