Connect with Us

Thirrja e fortë e studentëve/ Nesër bashkohuni të gjithë me ne

Aktualitet

Thirrja e fortë e studentëve/ Nesër bashkohuni të gjithë me ne

Publikuar

-

Studentët vazhdojnë të qëndrojnë ende përballë godinës së Kryeministrisë.

Ata kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.

Gjithashtu studentët i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen nesër, në një protestë mbarëkombëtare.

Kurse një grup studentët e kanë gdhirë natën përpara Kryeministrisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Indeksi i Kujdesit Shëndetësor: Shqipëria e parafundit në Europë në 2020

Publikuar

-

Nga

Shqipëria u rendit e parafundit në Europë për Indeksin i Kujdesit Shëndetësor në gjysmën e parë të vitit 2020 nga Numbeo, portali më i madh global për kostot e jetesës dhe të dhënave për cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Sipas përditësimit të fundit që i përket janar-qershor 2020 Shqipëria mori 53.2 pikë nga 100 të mundshme duke lënë pas vetëm Hungarinë.

Numbeo sqaroi se Indeksi i Kujdesit Shëndetësor është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të sistemit të kujdesit shëndetësor, profesionistëve të kujdesit shëndetësor, pajisjeve, stafit, mjekëve, kostos, etj.

Indeksi matet me dy mënyra, me vlerësimet e përdoruesve të shërbimeve dhe të ekspertëve. Në të dyja vlerësimet Shqipëri renditet e parafundit në Europe dhe 10 vendet me sistemin me dobët shëndetësor ndër 100 vendet e marra në studim.

Sipas hartës bashkëngjitur shihet se vendet e Europës Lindore dhe Juglindore kanë sisteme të dobëta të shëndetit.



Edhe tregues të tjerë të publikuar nga organizata vendase dhe huaja, duke përfshirë edhe Organizatën Botërore të Tregtisë bënë theksin se sistemi shëndetësor shqiptar ka kapacitete të dobëta, me një numër të ulët stafesh mjekësore, burime të pakta financimi dhe një infrastrukturë të vjetruar dhe mungesë pajisjesh mjekësore.

Aktualisht Shqipëria ka vetëm 1,2 mjekë për 1000 banorë, teksa mesatarja e vendeve në Zhvillimin është mbi 3 mjekë për 100 banorë. Gjithashtu Shqipëria angazhon vetëm 3 për qind të burimeve publike për financimin e shëndetësisë, në një kohë q në vende të tjera në tranzicion dhe të zhvilluara ky tregues arrin nga 4-7% PBB-së.

LEXO EDHE:  Protestë para Bashkisë së Durrësit/ Qytetarët: Nuk jemi përfshirë në listën e granteve për rindërtim

LEXO EDHE:  Do ketë numrin më të madh të banorëve, ky do të jetë qyteti gjigant në 2030

Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët shtretërish spitalorë në raport me popullsinë. Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave përllogaritet se ka 3 shtretër në dispozicion për 1000 banorë, duke u renditur kështu e shtata për nga numri i ulët në krahasim me vendet e BE-së dhe ato të rajonit.

Krahasuar edhe me vendet e rajonit, Shqipëria ka një diferencë të dukshme. Në Malin e Zi sipas të dhënave të Eurostat mbi numrin e shtretërve dhe të popullsisë, dhe përllogaritjet e Monitor, ka rreth 3.9 shtretër për 1000 banorë, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 4.4 dhe Serbia me 5.6.

Projeksioni i OBSH për vitin 2020-2022 tregon se Shqipëria do të shpenzojë për tre vitet e ardhshme më pak se 10% për shëndetin nga paratë e përgjithshme publike. Rënia e burimeve për kujdesin parësor është shqetësuese. Strategjia për zhvillimin e kujdesit parësor në Shqipëri kërkon një buxhet të rritur në 25%. Roli i rëndësishëm i kujdesit parësor në përgjigjen dhe shërimin e COVID 19 është i rëndësishëm”, thuhet në raport./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Diell e temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Ditën e sotme vendi ynë mbetet në ndikimin e kthjellimeve deri pas mesditës, kur vranësira kalimtare shfaqen nëpër territor.

Sipas MetoAlb, pasditja zhvillon vranësirave në skajin Verior-Verilindor, ku do te ketë reshje te karakterit lokal. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.



LEXO EDHE:  Pse duhet të largohet Edi Rama?/ Përgjigjet Kryemadhi

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor -Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 2 – 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapet me 205 kg drogë/ Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Greqi, në kërkim dy të tjerë

Publikuar

-

Nga

Kapet me 205 kg drogë/ Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Greqi, në kërkim dy të tjerë

Policia greke ka arrestuar një shqiptar, pasi e ka kapur me 205 kilogram kanabis.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se 22 vjeçari shqiptar, emri it ë cilit ende nuk bëhet me dije, u arrestua në vendin e quajtur Kineta, 20 km në veri perëndim të Athinës.

Ai e kishte fshehur drogën në magazinën e një vile luksoze ku qëndronte prej disa muajsh me qira.



Operacioni për kapjen e drogës nisi pas sinjalizimit nga qytetarët se në banesë ndodhej një sasi e madhe lënde narkotike, që dyshohet se ishte importuar nga Shqipëria.

LEXO EDHE:  Protestë para Bashkisë së Durrësit/ Qytetarët: Nuk jemi përfshirë në listën e granteve për rindërtim

LEXO EDHE:  Video-Tensione në Shkodër/ Protestuesit përplasen me policinë

Mësohet se autoritetet greke kanë sekuestruar 205.4 kg lëndë narkotike, disa gjurmues GPS, disa karta SIM, telefona celularë dhe një peshore elektronike.

Gjykata e shtetit fqinj dha masën “arrest me burg” për të riun shqiptar deri në përfundimin e hetimeve. Ndërkohë u shpallën në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të tij shqiptarë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE