LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD-së/ Këta janë kandidatët për Këshillin Kombëtar

14 Dhjetor 2018, 19:13, Aktualitet CNA
Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD-së/ Këta janë

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka përfunduar pas gati 60 minutave.

Gjatë kësaj mbledhje janë zgjedhur emrat, të cilët do të votohen në Kuvendin Kombëtar,  që do të mbahet ditën e nesërme orën 10:30.

Emrat e propozuar për anëtarësinë e Këshillit Kombëtar demokrat, janë: Tomorr Alizoti, Igli Cara, Bislim Ahmetaj, Edhit Harxhi, Edvin Kulluri, Ledina Alolli, Endira Bushati, Gent Malko, Julian Deda, Suzana Guxholli, Gent Minarolli, Aleksander Biberaj dhe Gazmend Oketa.

Në listë janë rikthyer edhe emra, si  Çlirim Gjata, Bardhyl Londo, Rezart Prifti pedagog, Robert Budina regjisor, Ardian Isufi, Anila Godo.

Kurse nga ana tjetër Arben Imami ka dalë qartë kundër vendimit për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në ditën e nesërme dhe ka braktisur mbledhjen./ CNA.al

Lajmet e fundit nga